DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Osmani thotë se ka “elemente pozitive”në diskutimet për heqjen e plotë të masave

17 Dhjetor 2025
A A
Osmani thotë se ka “elemente pozitive”në diskutimet për heqjen e plotë të masave
Share on Facebook

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se në diskutimet që ka pasur sot në Bruksel ka parë “elemente pozitive” sa i përket heqjes së plotë të masave ndëshkuese, që Bashkimi Evropian vendosi ndaj vendit më 2023.

“Jemi sërish këtu si partner të përkushtuar të BE-së, si shtet që jemi me linjëzim 100 për qind me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së, si shtet që vazhdimisht ka treguar progres dhe përkushtim të lartë për reforma, qofshin ato në sundimin e ligjit, në ekonomi apo tjera. Fatkeqësisht nuk i kemi parë që këto reforma janë përkthyer edhe në progres shumë të prekshëm sa i përket integrimit evropian të Kosovës meqë procesi është shumë kompleks”, tha Osmani për mediat para nisjes së samitit BE-Ballkani Perëndimor.

“Megjithatë është lajm i mirë që kemi heqje të pjesshme të masave. Do të punojmë me partnerët tanë që shumë shpejt të bëhet heqja e plotë e tyre dhe kemi, do të thosha, elemente pozitive në diskutimet që kisha sot ditës dhe shpresoj shumë që të kemi heqje të plotë të masave sa më shpejt”, shtoi ajo.

Osmani gjatë ditës është takuar me zyrtarë të lartë të bllokut evropianë, me të cilët ka diskutuar për masat ndëshkuese, por edhe për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE.

Pas një takimi me shefen e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, Osmani tha se është e domosdoshme heqja e plotë e masave, “meqë të gjitha kushtet e vëna nga Bashkimi Evropian tanimë janë plotësuar”.

Të njëjtën kërkesë e pati edhe gjatë takimit me presidentin e Këshillit të BE-së, Antonio Costa, në Bruksel, në prag të samitit BE-Ballkani Perëndimor.

Një ditë më parë zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se është njoftuar nga Komisioni Evropian se ky institucion “ka vendosur për heqjen e shumicës së masave ndaj Kosovës”.

Sipas Bislimit bëhet fjalë për projekte të lidhura me programet IPA, në vlerë prej 34.6 milionë eurosh.

“Mirëpresim vendimin e BE-së për heqjen e pjesshme të masave, përderisa shpresojmë e punojmë që, sa më parë, ato të hiqen në tërësi. Republika e Kosovës ka dëshmuar konstruktivitet, bashkëpunim e përputhshmëri të plotë me politikën e jashtme e të sigurisë të Bashkimit Evropian”, shkroi Osmani në Facebook.

Sipas presidentes së Kosovës, vendi ka përmbushur të gjitha kushtet e përcaktuara nga blloku evropian, prandaj “nuk ka asnjë arsye që të pengohet e shtyhet heqja e masave të tjera të mbetura”.

BE-ja kishte vendosur masa ndëshkuese ndaj Kosovës në verën e vitit 2023, si pasojë e tensioneve në veriun e banuar me shumicë serbe.

Blloku evropian ka nisur heqjen graduale të tyre, por zyrtarët në Kosovë insistojnë se vazhdimi i tyre është vendim i padrejtë dhe kushtet janë plotësuar, dhe Osmani vazhdimisht ka bërë thirrje për heqjen e tyre.

Situata në veri është shtensionuar, prania e Policisë afër objekteve komunale në veri është zvogëluar dhe kalimi paqësor i pushtetit në komunat me shumicë serbe është realizuar.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 554)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 911)
  • Opinione (39)
  • Showbiz (149)
  • Shpallje (1)
  • Sport (319)
  • TV (78)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com