Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Pantina, gjatë takimeve me qytetarë në Malishevë, por edhe në qytete e fshatra të tjera të vendit, ka theksuar se kërkesat kryesore të qytetarëve janë të qarta dhe të drejta: rregullimi i marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ulja e çmimit të energjisë elektrike.
Pantina ka theksuar se qytetarët shprehin besim të plotë se LDK, sapo të marrë qeverisjen, do të veprojë me përgjegjësi për t’i adresuar këto çështje jetike për vendin dhe mirëqenien e familjeve kosovare.
Sa i përket projekteve për të rinjtë, rritjes së pagave në sektorin publik dhe investimeve kapitale, ajo ka nënvizuar se LDK ka dëshmuar ndër vite se është forca politike që i realizon më së miri këto prioritete, me profesionalizëm dhe vizion zhvillimor.
“Qytetarët nuk kanë dyshim se LDK di të qeverisë dhe di të marrë vendime në interes të shtetit dhe të qytetarëve”, ka deklaruar Pantina, duke shtuar se programi i LDK-së ofron zgjidhje konkrete dhe të qëndrueshme për Kosovën.
#LDK123
#LumirAbdixhiku1
#ShqipePantina45
