DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Arben Vitia: Shërbime të reja dhe aparaturë moderne në Klinikën e Nefrologjisë

19 Dhjetor 2025
A A
Arben Vitia reagon pas shpërthimit të veturës së u.d drejtorit të QKUK-së
Share on FacebookShare on Twitter

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se Klinika e Nefrologjisë në QKUK është pajisur me shërbime të reja dhe aparaturë moderne, duke shënuar një hap të rëndësishëm për avancimin e shëndetësisë publike në Kosovë.

Sipas Vitisë, për herë të parë në vend është siguruar aparatura për plazmaferezë, një procedurë jetike për pastrimin e plazmës së gjakut nga substancat e dëmshme, e cila deri më tani është realizuar vetëm jashtë Kosovës, me kosto rreth 3,000 euro për një seancë. Po ashtu, Klinika është pajisur me aparaturë diagnostike me eko dhe sonda për biopsi të veshkës, shërbim që më herët u kushtonte pacientëve deri në 1,000 euro jashtë vendit.

Në Klinikën e Nefrologjisë është vendosur edhe mikroskop modern për ekzaminimin e urinës, duke rritur saktësinë diagnostike dhe cilësinë e shërbimeve mjekësore. Pajisjet janë tashmë funksionale, ndërsa paralelisht po zhvillohet trajnimi i stafit shëndetësor.

Vitia ka theksuar se nga viti i ardhshëm këto shërbime do të ofrohen në kuadër të sistemit publik shëndetësor, duke lehtësuar barrën financiare për qytetarët dhe duke garantuar kujdes më cilësor për pacientët.

#MinistriaShëndetësisë
#QKUK
#KlinikaNefrologjisë
#ArbenVitia
#LVV

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 435)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (18 948)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (27)
  • Showbiz (130)
  • Shpallje (1)
  • Sport (245)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com