Një javë para zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, Lidhja Demokratike e Kosovës po prezanton një alternativë të qartë qeverisëse, të ndërtuar mbi stabilitet institucional, rimëkëmbje ekonomike dhe orientim të palëkundur euro-atlantik. Në këtë vizion, Besë Prestreshi, kandidate për deputete nga radhët e LDK-së me numër 51, paraqitet si një përfaqësuese e denjë e këtij projekti politik.
Programi qeverisës i LDK-së, i udhëhequr nga kandidati për Kryeministër, dr. Lumir Abdixhiku, mbështetet në 21 pika konkrete dhe tri shtylla themeltare: funksionalizimin e institucioneve, zhvillimin ekonomik dhe rikthimin e besimit të aleatëve strategjikë ndaj Kosovës. Në këtë kuadër, Besë Prestreshi angazhohet për një Kuvend funksional, ekonomi të qëndrueshme dhe integrim të plotë euro-atlantik.
LDK synon konstituimin e menjëhershëm të institucioneve, zgjedhjen e Presidentit dhe plotësimin e pozitave kyçe kushtetuese, ndërsa në planin ekonomik parasheh ringjalljen e investimeve kapitale, zhvillimin teknologjik, energjinë e qëndrueshme dhe projekte madhore si Spitali i Ri i Kosovës dhe mësimi tërëditor. Në politikën e jashtme, prioritet mbetet anëtarësimi në NATO, avancimi i dialogut strategjik me SHBA-në dhe përmbushja e kritereve për integrim në Bashkimin Evropian.
Me numrin 51 në listë, Besë Prestreshi fton qytetarët të mbështesin një vizion të bazuar në shpresë, stabilitet dhe zhvillim afatgjatë për Republikën e Kosovës.
Zgjidh SHPRESËN!
LDK 123 ✅ | Lumir Abdixhiku 1 ✅ | Besë Prestreshi 51 ✅
