DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Visar Azemi: Kurti, që e refuzoi gazin amerikan, duhet me i tregu qytetarëve pse është shtrenjtuar kaq shumë rryma

25 Dhjetor 2025
A A
Azemi: Rizvanolli po i mashtron qytetarët, Qeveria Kurti e ka licencuar EFT-në e Vuk Hamoviqit me një emër tjetër
Share on Facebook

Kandidati i LDK-së për deputet fajëson Qeverinë Kurti për refuzimin e centralit me gaz dhe premton gazifikimin e Kosovës në partneritet me SHBA-të.

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputet, Visar Azemi, ka folur për shkaqet e shtrenjtimit të energjisë elektrike për qytetarët e Kosovës, duke theksuar se rritja e faturave është pasojë e importit të rrymës me çmime shumë të larta dhe, sipas tij, artificiale.

Azemi deklaroi se mungesa e prodhimit vendor ka detyruar Kosovën të blejë energji elektrike nga jashtë me shuma marramendëse, si në blerje ashtu edhe në transport. Ai tha se megjithëse gjeneratorët e termocentraleve Kosova A dhe Kosova B kanë punuar, prodhimi vendor ka rënë, duke e rritur varësinë nga importi.

“Kjo kosto, po flas për rreth 700–800 euro për megavat, edhe me e blerë edhe me e mbajtë, ka rezultuar me çmim artificial të ngritur të faturave të energjisë elektrike”, tha Azemi, duke përmendur edhe, sipas tij, keqmenaxhimin dhe ndërhyrjet ad-hoc në sektorin e energjisë.

Ai fajësoi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për refuzimin e ndërtimit të një centrali me gaz, projekt që sipas Azemit ishte ofruar në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas tij, ky refuzim ka qenë një nga arsyet kryesore që e ka përkeqësuar situatën energjetike në vend.

“I përzunë nga Kosova, madje duke thënë se ky gaz është rus, ndërkohë që sot janë vënë në funksion njerëz dhe struktura që kanë bërë abuzime me energjinë elektrike”, u shpreh Azemi, duke përdorur tone të ashpra ndaj qeverisë aktuale.

Duke folur për planet e LDK-së, Azemi tha se ndërtimi i centralit me gaz është premtimi kryesor i partisë së tij. Ai theksoi se, si hap i parë dhe i menjëhershëm, LDK-ja synon uljen ose heqjen e TVSH-së nga energjia elektrike.

“Brenda gjashtë muajve të parë, në partneritet strategjik me SHBA-të, do t’i mundësojmë Kosovës gazifikimin, ndërtimin e centralit me gaz dhe ndërtimin e ngrohtoreve të qëndrueshme në qendrat kryesore të Republikës së Kosovës”, përfundoi Azemi.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 552)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 830)
  • Opinione (39)
  • Showbiz (148)
  • Shpallje (1)
  • Sport (318)
  • TV (78)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com