DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Ilir Deda-diasporës: Mirë se vini në Kosovën e shtrenjtë e pa rrymë, ndihmojeni vendin me votë

25 Dhjetor 2025
A A
Deda: S’mund të ketë marrëveshje kur VV-ja bën hajgare me Kushtetutën, Osmani t’i drejtohet Gjykatës sa më parë
Share on Facebook

Analisti kosovar thotë se ardhja e diasporës është e mirëpritur, por u kërkon atyre të shohin realitetin në vend dhe ta ndihmojnë Kosovën përmes votës.

Analisti kosovar, Ilir Deda, duke folur për numrin e madh të mërgimtarëve që kanë ardhur ditëve të fundit në Kosovë, u ka dëshiruar atyre mirëseardhje, por njëkohësisht u ka bërë thirrje që ta ndihmojnë vendin përmes votës së tyre në zgjedhje.

Deda tha se diaspora ka ardhur në një Kosovë të shtrenjtë dhe me mungesë të energjisë elektrike, prandaj sipas tij, kjo duhet të shërbejë si moment reflektimi para se të vendosin se për kë do të votojnë.

“Ne po shohim një propagandë të hatashme që po bëhet me numrin e diasporës që po vjen. Unë po gëzohem që po vjen diaspora, sepse në pranverë, kur u shtrenjtua rryma, nga kjo studio e kemi paralajmëruar dimrin e rëndë që po vjen. Atëherë na kanë shikuar dhe kanë thënë ‘çka po flasin këta njerëz, çfarë dimri i rëndë, çka është 15 për qind rritja e rrymës?’”, u shpreh Deda.

Ai theksoi se tani realiteti është i dukshëm për të gjithë dhe se mërgimtarët po e përjetojnë vetë situatën në vend. Sipas tij, diaspora duhet ta shohë gjendjen reale ekonomike dhe sociale në Kosovë.

“Qe zemra e mia, tash jeni duke jetuar këtu, jeni duke e parë. Shumë mirë që po vjen diaspora, le ta shohë gjysmën e Kosovës në terr, le të shkojnë nëpër marketet e Kosovës e ta shohin që produktet janë shumë më të shtrenjta se në vendet prej nga po vijnë, le ta shohin gjendjen e përgjithshme se çfarë është Kosova sot”, tha ai.

Në fund, Deda u bëri thirrje mërgimtarëve që, nëse e duan Kosovën, ta shprehin këtë përmes votës së tyre. “Pastaj, ditën e diel, le të vendosin nëse duan ta ndihmojnë shtetin e Kosovës me votën e tyre, apo nëse duan të jenë pjesë e lojërave politike”, përfundoi Deda.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 552)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 823)
  • Opinione (39)
  • Showbiz (148)
  • Shpallje (1)
  • Sport (318)
  • TV (78)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com