DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Muharremi: 400,000 persona në Kosovë jetojnë me vetëm 5 euro në ditë, 90 mijë familje të cenuara

26 Dhjetor 2025
A A
Muharremi: 400,000 persona në Kosovë jetojnë me vetëm 5 euro në ditë, 90 mijë familje të cenuara
Share on Facebook

Analisti Shenoll Muharremi ka thënë se në Kosovë janë “rreth 400,000 persona, qytetarë të Kosovës, gati 25% apo 1/4 e popullatës, janë që ndihen apo janë të cenuar financiarisht”.

Ai tha se këta persona kanë të ardhura vetëm 5 euro në ditë apo 150 euro në muaj.

“Po ju tregoj, ende jam i shokuar dhe asnjë sekondë nuk po më hiqet prej mendjes se si përfunduam që në vitin 2025 me pas hiç më pak se 90,000 familje të cenuara!!!”, tha ai.

“Dmth pesë euro për person me u ushqy, me u ngrohë dimrit, për edukim, shëndetësi e ilaçe… për transport, dhe për me pagu tatime të larta.. e gjithçka tjetër që nevojitet për me jetu. Ky grup, diku rreth 389,262 kosovarë, i ka të ardhurat sa për me ble 3 bureka në ditë edhe një ujë, kurgjo tjetër!”.

Muharremi tha se këto kategori as nuk “munden me u ushqy si duhet me 5 euro, e as nuk munden me u shkollu, me u trajtu shëndetësisht apo me ble ilaçe”.

“Nëse ky është drejtimi i “duhur” ekonomik që e dëshiron Kosova, me u thellu varfëria për 77,849 persona brenda një viti, me u rritë nga 19.4% në 24.55% atëherë kjo nuk është më thjesht varfëri. Kjo është zgjedhje politike, jo mungesë e resurseve apo potencialit ekonomik”.

Prandaj, ai bën thirrje që të mendohet mirë se kënd e votojnë qytetarët më 28 dhjetor.

“Përdorni faktet e jo budallakinë e inatet. Votoni për të ardhme më të sigurt dhe dinjitetshme ku njerëzit munden me jetu dhe me rritë familje pa u cenuar kaq shumë!”.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 552)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 823)
  • Opinione (39)
  • Showbiz (148)
  • Shpallje (1)
  • Sport (318)
  • TV (78)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com