DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

​Rasti në Zhegër, jep detaje policia në rajonin e Gjilanit

28 Dhjetor 2025
A A
​Rasti në Zhegër, jep detaje policia në rajonin e Gjilanit
Share on Facebook

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka thënë se procesi zgjedhor në shtatë komunat e këtij rajoni po vijon pa incidente.

Hashani ka treguar për rastin e raportuar në një qendër votimi ne Zhegër, për çka tha se nuk ka rast policor, raporton KosovaPress.

“Një rast që është raportuar në Zhegër, po këtu nuk ka rast policor. Ku një person paska dashur të asistojë një familjar të vetin dhe ka pasur fjalosje verbale me personelin e pikës por nuk ka rast policor. Hetuesit dhe prokurorët kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe gjithçka është në rregull….nuk ka impakt në zgjedhje dhe është gjithçka në rregull”, ka thënë ai.

Hashani tha se procesi zgjedhor po shkon qetë, teksa i ka ftuar qytetarët që të votojnë pa shkaktuar incidente.

“Që nga orët e hershme të mëngjesit janë hapur të gjitha pikat e votimit në shtatë komunat e rajonit të Gjilanit dhe në të gjitha këto pika, në të gjitha këto vendvotime në ofrojmë asistencë policore në mënyrë që të përcillet mbarëvajtja dhe rregulli në këto zgjedhje. Numri i policëve është i mjaftueshëm për t’i mbuluar të gjitha këto pika… Zgjedhjet janë duke shkuar në një proces shumë të rregullt dhe një proces shumë i mirë”, tha ai.

Në Gjilan të drejtë vote kanë mbi 104 mijë qytetarë brenda Kosovës. Ndërkaq, mbi 5500 qytetarë janë të regjistruar jashtë Kosovës. Në Gjilan janë 37 qendra të votimit, në 130 vendvotime të rregullta. /kp/

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 552)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 802)
  • Opinione (39)
  • Showbiz (148)
  • Shpallje (1)
  • Sport (316)
  • TV (78)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com