DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Muharremi: Kur faktet dhe arsyeja humbin, mbesin veç lutjet për Kosovën

29 Dhjetor 2025
A A
Muharremi: Zgjedhjet e 28 dhjetorit janë më shumë për të përcaktuar nëse kryeministër do të jetë Hamza apo Abdixhiku
Share on Facebook

Analisti Shenoll Muharremi ka thënë se kur faktet dhe arsyeja humb, atëherë mbetën vetëm lutjet për Kosovën. Ai e quan absurde që rreth 50 për qind e qytetarëve votuan Lëvizjen Vetëvendosje, duke theksuar se rezultati me një fitore kaq të lartë nuk ka të bëjë me mungesë oferte nga partitë tjera.

Postimi i plotë:

Kur faktet dhe aryseja humbin, mbesin veç lutjet për Kosovën

Më 28 dhjetor, shoqëria kosovare votoi me rreth 50% për Lëvizjen Vetëvendosje, në diçka që jo vetëm është shokuese, por edhe absurde për me u shpjegu dhe justifiku, nëse vlerësohet racionalisht.

Pas pesë viteve qeverisje, ku kemi rritje të varfërisë vitin e fundit, ku ekonomia dhe energjia janë keqmenaxhuar, e ku kemi pasur kriza, stagnim dhe diplomaci skandaloze, shoqëria kosovare voton me 50%, jo për me e ndëshku LVV-në dhe me e konsolidu demokracinë dhe qeverisjen, por për me e aprovu një drejtim të tillë.

Kjo më nuk ka lidhje as me realitetin, as me fakte empirike e as me diçka logjike. Kjo është diçka që kërkon më shumë të lutemi për këtë shoqëri, e cila ende nuk ka kapacitet të mendojë, të artikulojë dhe të vendosë për interesin e vet publik dhe të individid e familjes.

Kjo shoqëri po tregon se dëshiron të sundohet, jo të qeveriset. Se demokracia për të është opcionale, jo diçka thelbësore. Se liria mund të rrezikohet dhe se ne nuk luftojmë për lirinë dhe mirëqenien tonë sa duhet.

Ndoshta ky është momenti më sensitiv, ku tregohet se mbase ne si shoqëri, pa fatin e madh dhe punën kolosale të SHBA dhe BE, nuk do të ishim çliruar kurrë dhe nuk do të kishim krijuar shtet. Ekonomia as që është temë për ne. As energjia, as kushtet e jetesës.

Këto janë momente kur shoqëria kosovare ka dështuar në testin më serioz deri më tani. Kur ka neglizhuar dhe injoruar të gjitha faktet, për të vendosur në fund se demokracia, ekonomia dhe marrëdhëniet tona me sponsorët e demokracisë janë të parëndësishme.

Kjo tregon edhe sa vulnerabël është demokracia si sistem politik. Po, është sistemi më i mirë që kemi deri më tani, por ka shumë vrima që mund të eksploatohen nga politika. Dhe po shihet qartë se demokracia pa edukim cilësor, pa zhvillim të mendimit kritik dhe pa siguri financiare dhe në kohën ku teknologjia dhe algoritmet kanë ndikim të madh mund të gjenerojë rezultate absurde, shokuese dhe të rrezikshme.

Ndërsa rezultati me një fitore kaq të lartë nuk ka të bëjë me mungesë oferte nga partitë tjera, sepse ato kanë ofruar kandidatë të mirë dhe ka pasur zgjedhje sa të duash. Oferta për normalitet, stabilitet dhe shpresë ka qenë aty, por nuk është përfillur.

Kjo është zgjedhja e shoqërisë kosovare sot, të cilën duhet ta pranojmë si vendim të shumicës.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 552)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 791)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (148)
  • Shpallje (1)
  • Sport (316)
  • TV (78)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com