DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Aksident i rëndë në Nigeri, boksieri Anthony Joshua i shpëton vdekjes

29 Dhjetor 2025
A A
Aksident i rëndë në Nigeri, boksieri Anthony Joshua i shpëton vdekjes
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kampioni i botës në peshat e rënda, Anthony Joshua, i ka shpëtuar sot një aksidenti të rëndë automobilistik në Nigeri që i mori jetën dy miqve të tij.

Aksidenti ndodhi në autostradën Lagos–Ibadan, në verilindje të Lagos-it, kur automjeti tip Lexus Jeep me të cilin udhëtonte Joshua u përplas me një kamion të ndalur në anë të rrugës.

Sipas Federal Road Safety Corps të Nigerisë, në makinë ndodheshin pesë persona dhe dyshohet se automjeti po lëvizte me shpejtësi mbi normat e lejuara gjatë një manovre parakalimi.

Dy persona humbën jetën në vend, ndërsa Joshua u nxor i gjallë nga mjeti, me lëndime të lehta. Dy pasagjerë të tjerë i shpëtuan aksidentit pa dëmtime.

Policia mbërriti në vendngjarje brenda tre minutash nga njoftimi.

Një i afërm i boksierit i tha BBC-së se lajmi për aksidentin ishte një “tronditje” për familjen.

“Shpresojmë për shërimin e shpejtë të Anthony-t dhe lutemi për shpirtin e atyre që humbën jetën,” tha ai, duke shtuar se Joshua po udhëtonte nga Lagos drejt shtëpisë së familjes.

Ngjarja vjen vetëm disa ditë pas rikthimit të bujshëm të Joshua-s në ring, ku ai mundi boksierin Jake Paul më 19 dhjetor në Miami. Në duelin gjashtë-raundësh, Joshua i theu nofullën Paul-it në dy vende, duke shënuar një fitore që i solli një shpërblimi prej 210 milionë paundësh.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 435)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (18 948)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (27)
  • Showbiz (130)
  • Shpallje (1)
  • Sport (245)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com