DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Zhduket një 20-vjeçare në Fushë Kosovë, Policia nis hetimet

30 Dhjetor 2025
A A
Babai raporton vajzën e zhdukur në Pejë
Share on Facebook
Një rast i personit të zhdukur është raportuar në Fushë Kosovë, ku një vajzë 20-vjeçare dyshohet se është larguar nga shtëpia dhe prej asaj kohe nuk ka më asnjë kontakt me familjen. Sipas informatave që ka siguruar Sinjali, më 29 dhjetor 2025 në Stacionin Policor Fushë Kosovë është paraqitur S.D, e cila ka deklaruar zhdukjen e Eleunita Dalipit, 20-vjeçare. Familjarja ka bërë të ditur se e reja jeton në Austri dhe posedon dokumente si të Kosovës ashtu edhe të Austrisë, ndërsa në Kosovë kishte ardhur më 25 dhjetor 2025, rreth orës 06:30, ku kishte qëndruar në shtëpi dhe kishte fjetur. Sipas deklarimit, më 26 dhjetor 2025, rreth orës 22:00, Eleunita ka dalë nga shtëpia. Kontakti i fundit telefonik me të ka qenë rreth orës 02:45 pas mesnate, ndërsa që nga ai moment familjarët nuk kanë arritur më ta kontaktojnë. Rasti është raportuar në Polici, ndërsa për të janë njoftuar njësitë relevante dhe Prokurori kujdestar, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si “Person i Zhdukur”. Hetimet janë në zhvillim për lokalizimin e saj dhe sqarimin e rrethanave të zhdukjes. Policia dhe familja u bën thirrje qytetarëve që, nëse kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e saj, ta raportojnë atë në institucionet kompetente.
DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 552)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 788)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (148)
  • Shpallje (1)
  • Sport (316)
  • TV (78)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com