DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Arifi: Vetëm 25% e qytetarëve mbështesin VV-në, rrenci mbetet rrenc

30 Dhjetor 2025
A A
Arifi: Vetëm 25% e qytetarëve mbështesin VV-në, rrenci mbetet rrenc
Share on Facebook
Politikani shqiptar, Shqiprim Arifi, është deklaruar pas fitores së Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit. Arifi ka thënë se vetëm 450 mijë votues kanë votuar për VV. Sipas tij, vetëm rreth 25 për qidn e Kosovës janë mbështetës të përkohshëm të VV’së. “Vota për Albinin dhe VV-në nuk e bën më pak RRENC dhe as nuk i jep më shumë të drejtë apo të vërtetë! Përkundrazi, shumica jo gjithmonë është pasqyrim real i së vërtetës; në këtë rast, ajo është bazë për të ardhmen për të mashtruar e gënjyer edhe më shumë, për të vjedhur edhe më shumë. Nesër mos u ankoni, i keni ditur të gjitha”, ka deklaruar ai. Postimi i plotë: Nuk foli i gjithë populli, por vetëm rreth 25% e tij! Nga 2 milionë votues, 900 mijë kanë dalë në votime dhe prej tyre rreth 450 mijë kanë votuar për VV. Kjo do të thotë se vetëm rreth 25% e gjithë e Kosovës në përgjithësi, janë mbështetës të përkohshëm, të manipuluar, të mashtruar dhe në fund edhe të blerë nga VV. Vota për Albinin dhe VV-në nuk e bën më pak RRENC dhe as nuk i jep më shumë të drejtë apo të vërtetë! Përkundrazi, shumica jo gjithmonë është pasqyrim real i së vërtetës; në këtë rast, ajo është bazë për të ardhmen për të mashtruar e gënjyer edhe më shumë, për të vjedhur edhe më shumë. Nesër mos u ankoni, i keni ditur të gjitha! RRENCI mbetet RRENC, sepse e ka të dëshmuar me 20 vjet tone të larta, inçizime dhe vendime. Këtë e dinë të gjithë saktë, edhe votuesit e vet, por inati i shqiptarit i’a shuan mendjen dhe logjikën e shëndoshë. Siç ka ndodhur shpesh në historinë tonë dhe më pas jemi bërë pishman. Sa i përket diasporës, lëreni rehat. As ajo nuk ka faj që opozita nuk ka lider e as strategji (mendojnë se “me të mira” duhet bërë fushata kundër manipulimit). Po ashtu, nuk është faji i tyre që janë përballur me një RRENACAK ordiner, që prej 20 vitesh komunikon rrenën intensivisht dhe sot, e shpërblejnë me votë. Albini nuk lëshoi pe, e pse të lëshojmë pe, ne?! E vërteta është mbi votën e inatit apo shumicës së inatit dhe i’a vlen të qëndrosh për të, edhe nëse je i vetëm kundër të gjithëve. Unë, që nga viti 2017 nuk kam lëshuar pe për këtë RRENC dhe kështu do të vazhdoj, me kismet!
DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 552)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 787)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (148)
  • Shpallje (1)
  • Sport (316)
  • TV (78)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com