DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Përkundër 13 mijë votave, Eliza Hoxha njofton se nuk do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e re

3 Janar 2026
A A
Përkundër 13 mijë votave, Eliza Hoxha njofton se nuk do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e re
Share on Facebook

Këngëtarja dhe arkitektja e njohur Eliza Hoxha ka njoftuar se në këtë legjislaturë nuk do të jetë pjesë e Kuvendi të Kosovës, ku ka shërbyer si deputete që nga viti 2019.

Artistja, e cila ka ushtruar mandatin e deputetes nga radhët e Partia Demokratike e Kosovës për tri legjislatura, garoi në zgjedhjet e 28 dhjetorit me numrin 21. Përkundër një fushate intensive dhe mjaft të përkushtuar, Eliza Hoxha nuk arriti të sigurojë votat e mjaftueshme për të hyrë sërish në Kuvend.

Përmes një reagimi publik në rrjetet sociale, ajo falënderoi të gjithë qytetarët që e kanë mbështetur ndër vite, duke theksuar se angazhimi i saj politik dhe civil ka pasur si synim përmirësimin e legjislacionit, forcimin e proceseve demokratike dhe adresimin e shqetësimeve të qytetarëve.

Hoxha kujtoi edhe punën e saj si deputete në kuadër të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, duke theksuar se është deputetja e vetme në historikun e Kuvendit të Kosovës e vlerësuar me çmimin “Joanat e Kosovës” për Përfshirje Sociale dhe Drejtësi – 2023, për angazhimin e saj në mbrojtje të të drejtave të komuniteteve jo-shumicë, përfshirë komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, veçanërisht në çështjet e diskriminimit, arsimit, punësimit dhe integrimit kulturor.

“Këtë herë, përkundër mbështetjes me mbi 13 mijë vota, nuk do të jetë e mundur të jem pjesë e Kuvendit të Kosovës. Gjithsesi, do të mundohem që rolin tim ta ushtroj në kapacitete të tjera për të mirën e vendit, ashtu si kam bërë përherë”, ka shkruar interpretuesja e hitit “Rruga e Zemrës”.

Në fund të reagimit, Eliza Hoxha uroi kolegët e saj nga radhët e PDK-së për suksesin në zgjedhje dhe u dëshiroi një rrugëtim të mbarë në legjislaturën e re, duke theksuar se angazhimi i saj për demokraci dhe për një Kosovë më të mirë do të vazhdojë edhe jashtë Kuvendit.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 552)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 743)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (148)
  • Shpallje (1)
  • Sport (316)
  • TV (78)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com