DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kurti paralajmëron zgjedhje të reja nëse dështon zgjedhja e presidenti

4 Janar 2026
A A
Vjosa Osmani dikur e krahasonte Kurtin me ish-diktatorin e Venezuelës
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri në detyrë thotë se pa zgjedhjen e presidentit deri më 4 mars ekziston mundësia praktike për zgjedhje të reja, ndërsa mbështetja për një mandat të dytë të Vjosa Osmanit mbetet e hapur.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se ekziston mundësia jo vetëm teorike, por edhe praktike që vendi të shkojë sërish në zgjedhje, në rast se Kuvendi nuk arrin ta zgjedhë ose rizgjedhë presidentin e ri brenda afatit kushtetues.

Katër muaj para përfundimit të mandatit të presidentes aktuale, Vjosa Osmani, Kurti u shpreh më i rezervuar lidhur me përkrahjen e saj për një mandat të dytë pesëvjeçar, duke theksuar se fillimisht nevojitet një takim për të diskutuar interesimin e saj dhe hapat e mëtejmë.

Ai tha se një test i rëndësishëm për bashkëpunimin politik, veçanërisht me opozitën, është miratimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, për të cilat kërkohet mbështetje më e gjerë parlamentare.

Sipas Kurtit, prioritetet janë të qarta: fillimisht konstituimi i Kuvendit, formimi i qeverisë dhe miratimi i buxhetit për vitin 2026, e vetëm më pas çështja e zgjedhjes së presidentit.

“Nëse nuk arrijmë ta zgjedhim ose ta rizgjedhim presidentin dhe afati i fundit është 4 marsi, e nëse nuk e kemi të miratuar paraprakisht buxhetin për vitin 2026, ne as nuk mund të mbajmë zgjedhje të reja. Prandaj nuk është e shëndetshme të flasim për hapin e katërt pa i kaluar mirë tre të parët”, ka deklaruar Kurti për KosovaPress.

Kurti, i cili është edhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, parti që sipas rezultateve preliminare të KQZ-së ka fituar mbi 50 për qind të votave në zgjedhjet e 28 dhjetorit, theksoi se stabiliteti institucional varet nga respektimi i këtyre hapave dhe bashkëpunimi politik në Kuvend.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 499)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 998)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (29)
  • Showbiz (140)
  • Shpallje (1)
  • Sport (300)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com