DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Raportimi mbi hetimet ndaj Presidentes për pasurinë flasin nga Agjencia

6 Janar 2026
A A
Osmani në 70-vjetorin e lindjes së Adem Jasharit: Të përulemi Komandant
Share on Facebook

Pas raportimeve për një hetim të mundshëm të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit (APK) lidhur me pasurinë e presidentes Vjosa Osmani, Agjencia ka dhënë një përgjigje duke sqaruar kornizën ligjore dhe kufizimet në komunikim publik.

Në përgjigjen zyrtare thuhet se APK, në përputhje me mandatin ligjor, nuk konfirmon dhe as nuk mohon ekzistencën e procedurave konkrete, pavarësisht nëse ato nisin mbi bazën e një raporti, projektligji apo ex officio madje edhe kur lidhen me figura publike të nivelit të lartë.

“Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, në përputhje me mandatin e saj ligjor, nuk mund të konfirmojë ose mohojë ekzistencën ose mungesën e ndonjë procedure konkrete… Agjencia trajton çdo raport me seriozitet të plotë, profesionalisht dhe në përputhje me ligjin, duke respektuar standardet më të larta të integritetit institucional”.

APK thekson se procedurat e saj janë konfidenciale gjatë fazës së përpunimit dhe verifikimit, prandaj nuk mund të bëhen objekt komentesh publike ose përgjigjesh të detajuara për media. Agjencia shton se komunikimet zyrtare bëhen vetëm në raste kur ligji e lejon dhe përmes kanaleve zyrtare.

Në anën tjetër, pas këtyre raportimeve, këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina, ka thënë se Presidenca nuk ka marrë asnjë njoftim zyrtar për ndonjë procedurë të tillë.

Kupina theksoi se presidentja Osmani e mirëpret çdo verifikim institucional, për sa kohë që ai zhvillohet në mënyrë të pavarur dhe të bazuar në ligj:

“Ne nuk kemi informacione të tilla, por Presidentja Osmani mirëpret çfarëdo verifikimi nga cilido institucion, që është i bazuar në pavarësi, paanshmëri, integritet, ligj dhe fakte të vërteta, por jo në fushata njollosjesh, të cilat dihet mirëfilli pse po ndodhin në këtë fazë.”

Për momentin, APK nuk ka bërë të ditur nëse ka hapur apo jo procedurë konkrete, duke u mbështetur në parimin e konfidencialitetit deri në fazat që ligji parashikon publikimin.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 551)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 707)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (146)
  • Shpallje (1)
  • Sport (316)
  • TV (78)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com