DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Zvicra konfirmon takimet “diskrete” Kosovë-Serbi në Solothurn: Duam që palët të flasin pa u mbingarkuar nga vëmendja e publikut

6 Janar 2026
A A
Zvicra konfirmon takimet “diskrete” Kosovë-Serbi në Solothurn: Duam që palët të flasin pa u mbingarkuar nga vëmendja e publikut
Share on Facebook

Ministria e Punëve të Jashtme e Zvicrës në një përgjigje për Gazetën ka konfirmuar se përkrahin dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë për të ndërtuar besim dhe mirëkuptim.

Zëdhënësja e MPJ-së zvicerane, Lea Zurcher, ka thënë se organizojnë bisedime dy apo tri herë në vit në qytetin e Solothurnit, meqë s’duan që palët të jenë të ngarkuara nga vëmendja e publikut. Megjithatë ajo thotë se këto takime s’janë sekrete, por siç i quajnë diskrete. Sidoqoftë për udhëtimet atje dhe pjesëmarrjen s’ka njoftime zyrtare nga pjesëmarrësit.

“Zvicra mbështet dialogun midis Serbisë dhe Kosovës si pjesë e angazhimit të saj për ndërtimin e besimit dhe mirëkuptimit. Departamenti Federal i Punëve të Jashtme i Zvicrës (FDFA) organizon bisedimet e Solothurnit dy deri në tre herë në vit. Ndërsa zhvillohen në mënyrë diskrete, këto takime nuk janë sekrete”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë së Divizioni i Paqes dhe të Drejtave të Njeriut në kuadër të Ministrisë së Jashtme, bashkë me këshillin e OJQ-ve për qeverisje gjithëpërfshirëse kanë organizuar shkëmbime të rregullta që nga viti 2015, e ku përfshihen përfaqësues të partive politike nga Kosova dhe Serbia.

Zurcher ka thënë se MPJ e Zvicrës dëshiron që të ofrojë një hapësirë për dialog për çështje politike, për t’iu lejuar pjesëmarrësve të diskutojnë pa u mbingarkuar nga vëmendja e publikut.

“FDFA e konsideron të rëndësishme të ofrojë një hapësirë për dialog të qëndrueshëm mbi çështjet politike, duke u lejuar pjesëmarrësve të ndërtojnë marrëdhënie dhe besim pa u mbingarkuar nga vëmendja e publikut”, ka potencuar ajo.

Sipas zyrtares zvicerane, një modalitet i tillë i diskutimeve mundëson kontakte të drejtpërdrejta dhe eksplorim të ideve në bazë të të cilave mund të inspirohen proceset zyrtare.

“Një format i tillë diskret mund të ndihmojë në lehtësimin e kontakteve të drejtpërdrejta dhe lejon që të eksplorohen ide që mund të ushqehen në proceset zyrtare. Ky dialog joformal, në përputhje me traditën e gjatë zvicerane të Zyrave të Mira, është plotësues i kuadrit zyrtar të udhëhequr nga BE-ja dhe mbështetet nga Bashkimi Evropian”, ka thënë Lea Zurcher.

Sot gazeta zvicerane “NZZ” ka raportuar për këto takime të mbajtura në qytetin e Solothurnit në Zvicër. Mes emrave të përmendur në artikull janë edhe zv.kryeministri Besnik Bislimi dhe kryediplomati serb, Marko Gjuriq si pjesëmarrës

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 551)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 703)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (146)
  • Shpallje (1)
  • Sport (316)
  • TV (78)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com