DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Uk Lushi porosi Osmanit, Kurtit dhe PDK-së: Rizgjedhni Hashim Thaçin për president, vetëm kështu mund të përmirësoheni

7 Janar 2026
A A
Lushi: Kampi Bondsteel do të mbetet në Kosovë
Share on Facebook

Analisti kosovarë në Amerikë, Uk Lushi, ka hedhur kritika në drejtim të presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe Partisë Demokratike të Kosovës, duke thënë se nuk kanë dhënë kontribut mjaftueshëm për ta mbrojtur ish-presidentin, Hashim Thaçi i cili gjendet në paraburgim në Hagë.

Sipas Lushit, duhet Osmani, Kurti dhe partitë politike ta nominojnë për President, në mënyrë që sic thotë ai ‘të përmirësojnë gabimin”.

“Prandaj shteti i Kosovës, Presidentja Osmani-Sadriu, Albin Kurti, Kuvendi dhe partitë politike kanë një rast të fundit që të përmirësohen dhe këtë prill 2026 ta nominojnë dhe rizgjedhin President të Kosovës Hashim Thaçin.

Kjo do të përmbyllte ciklin e padrejtësisë dhe pajtimit politik partiak duke e futur Kosovën në shtegun më të mirë të mundshëm”, ka shkruar Lushi.

Postimi:

Presidentes aktuale të Kosovës, Vjosa Osmani- Sadriu, i skadon mandati në prill 2026.

Parardhësi i saj dhe themeltari i shtetit Hashim Thaçi dha dorëheqje dhe vullnetarisht shkoi në Gjykatën Speciale për të mbrojtur atje Luftën Çlirimtare.

Si pasojë akuzat e zviceranit anti-shqiptar dhe anti-amerikan Dick Marty ranë shpejt pas arritjes së Thaçit në Hagë. Trafikimi i organeve u shkri si një fjollë bore e rreme.

Në dhjetor 2025 procesi gjyqësor i stërzgjatur paarsyeshëm u krye formalisht.

Kanë mbetur edhe fjalët mbyllëse dhe verdikti formal, i cili do të shtyhet sa më shumë sepse gjyqtarët duan rroga të majme sa më gjatë.

Mirëpo pasi procesi i provave dhe dëshmive është përfunduar duket qartë që aktakuza kundër Presidentit Thaçi et al. ka rënë.

Fakeqësisht, gjatë mandatit të Vjosa Osmanit, as ajo, as Albin Kurti, as Kuvendi, as partitë politike dhe as vetë PDK nuk kanë bërë gati asgjë për mbrojtjen e Presidentit Thaçi dhe të bashkëakuzuarve të tij.

Shteti ka vegjetuar turpshëm në vend se të aktivizohej me dinjitet duke kryer detyrat që ka të mbrojë shtetasit.

Prandaj shteti i Kosovës, Presidentja Osmani-Sadriu, Albin Kurti, Kuvendi dhe partitë politike kanë një rast të fundit që të përmirësohen dhe këtë prill 2026 ta nominojnë dhe rizgjedhin President të Kosovës Hashim Thaçin.

Kjo do të përmbyllte ciklin e padrejtësisë dhe pajtimit politik partiak duke e futur Kosovën në shtegun më të mirë të mundshëm.

Presidenti Thaçi do të shërbente mandatin e fundit ndërkaq që Kosova sjell Gjykatën Kundër Krimeve të Luftës në Prishtinë dhe fillon ndjekjen dhe gjykimet kundër serbëve, malazezëve, romëve dhe pjestarëve të etnive tjera që kanë bërë krime lufte në Kosovë.

A do t’i kenë politikanët e Kosovës diturinë, mençurinë dhe vizionin t’i kuptojnë rezultatet e një veprimi të tillë të duhur juridikisht, historikisht dhe politikisht?

Nëse po, dhe nëse i duan Kosovën dhe popullin shqiptar, në prill 2026, Kuvendi i Kosovës rizgjedh Hashim Thaçin President të Republikës së Kosovës.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 551)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 680)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (316)
  • TV (78)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com