DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

KQZ përfundon numërimin e votave me postë, VV me 51.01% dhe 57 ulëse në Kuvend

8 Janar 2026
A A
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, KQZ: Nis afati për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës
Share on Facebook

Mbi 3 mijë pako votash ende pritet të mbërrijnë nga disa shtete evropiane dhe Kanada.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar numërimin e të gjitha votave me postë që kanë arritur deri më tani në Kosovë, duke përjashtuar 3,185 pako votash që ende nuk janë dorëzuar dhe pritet të mbërrijnë sot.

Sipas rezultateve të publikuara në faqen zyrtare të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje ka arritur 51.01% të votave, duke siguruar 57 ulëse në Kuvend. Pas saj renditet Partia Demokratike e Kosovës me 20.24% të votave dhe 22 mandate.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 13.26% të votave, duke siguruar 15 ulëse, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 5.50% të votave dhe ka fituar 5 ulëse në Kuvend.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se ende nuk janë sjellë në Kosovë 3,185 pako me fletëvotime, të cilat janë tërhequr më 2 dhe 5 janar nga disa kuti postare jashtë vendit.

“Ende nuk janë sjellë në Kosovë edhe 3,185 pako me fletëvotime, tërhequra nga kutitë postare në Paris (1,962), Berlin (633), Hagë (61), Podgoricë (125) dhe Otavë (404)”, ka deklaruar Elezi.

Sipas KQZ-së, pas ardhjes së këtyre pakove do të vazhdojë procesi i verifikimit dhe numërimit, përpara certifikimit përfundimtar të rezultateve zgjedhore.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 551)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 667)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (316)
  • TV (78)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com