DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Trump prezanton veten si “president në detyrë” të Venezuelës

12 Janar 2026
A A
Ambasada amerikane shpërndan deklaratën e Trumpit ku përmendi sërish ndaljen e konfliktit Kosovë-Serbi
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti amerikan publikon imazh provokues në rrjetet sociale dhe thotë se do të mbikëqyrë vendin gjatë periudhës kalimtare.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka publikuar në platformën e tij Truth Social një imazh ku prezanton veten si “President në detyrë i Venezuelës”, duke shkaktuar reagime dhe polemika ndërkombëtare. Në postim, Trump shkruan se ky rol do të jetë në fuqi nga janari i vitit 2026, duke lënë të kuptohet se synon të udhëheqë vendin gjatë një periudhe tranzicioni.

Ky veprim vjen disa ditë pas një operacioni ushtarak amerikan të zhvilluar më 3 janar në Karakas, ku u kap ish-presidenti venezuelian Nicolás Maduro dhe bashkëshortja e tij, Cilia Flores. Ata janë transferuar në Shtetet e Bashkuara, ku përballen me akuza për trafik droge dhe armësh në një gjykatë në Nju Jork.

Pas arrestimit të Maduros, zëvendëspresidentja Delcy Rodríguez u betua si presidente e përkohshme e Venezuelës, në përputhje me procedurat kushtetuese të vendit. Megjithatë, administrata Trump ka deklaruar se synon të “drejtojë” Venezuelën dhe asetet e saj strategjike, përfshirë sektorin e naftës, gjatë kësaj periudhe tranzicioni.

Deklarata e Trump për të qenë “president në detyrë” nuk është njohur zyrtarisht nga asnjë shtet apo institucion ndërkombëtar dhe konsiderohet si një veprim simbolik dhe provokues, që ka rritur tensionet politike në rajon.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 445)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 091)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (28)
  • Showbiz (131)
  • Shpallje (1)
  • Sport (247)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com