DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Zbutet moti pas acarit në fillim të javës, temperaturat deri në 10°C – njihuni me motin javor

12 Janar 2026
A A
Zbutet moti pas acarit në fillim të javës, temperaturat deri në 10°C – njihuni me motin javor
Share on Facebook

Gjatë kësaj jave, vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ndërsa gradualisht pritet shtrirja e masave më të ngrohta ajrore me origjinë nga Afrika Veriore. Megjithatë, pas depërtimit të masave të ftohta polare të dielën, ndikimi i tyre do të vazhdojë të jetë i pranishëm edhe gjatë ditës së hënë.

Në këto rrethana, dita e hënë u karakterizua me diell dhe vranësira të pjesshme, ndërsa temperaturat mbeten në vlera negative pothuajse në pjesën dërrmuese të territorit.

Të martën, pas një mëngjesi me acar dhe me mundësi për ndonjë reshje të dobët bore, gjatë ditës temperaturat do të kalojnë në vlera pozitive, ndërsa moti do të jetë me vranësira dhe intervale me diell.

Nga dita e mërkurë deri të premten, parashikohet mot kryesisht me diell, megjithatë nuk përjashtohet mundësia e krijimit të kushteve për mjegull, veçanërisht në orët e mëngjesit.

Në fundjavë pritet shtim i vranësirave dhe mundësi për ndonjë reshje të izoluar, kryesisht në formë shiu.

Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme dhe herë pas here, lokalisht, pritet të jetë mjaft e fuqishme, sidomos në rajonin e Gjakovës, me shpejtësi prej 15–52 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -11 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale nga -3 deri në 10°C.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 542)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 414)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (314)
  • TV (73)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com