DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për plagosjen e trefishtë në Deçan

14 Janar 2026
A A
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për plagosjen e trefishtë në Deçan
Share on Facebook
Gjykata Themelore në Pejë, ka marrë vendim që Ismet Zukajt t’i caktohet paraburgim prej një muaj, për vrasje të rëndë në tentativë, dhe mbajte të paautorizuar të armëve. Paraburgim për Zukajn fillon nga data e arrestimit, pra nga dje, deri me 12 shkurt. Rasti ka ndodh 13.01.2026, ku është raportuar për të shtëna me armë zjarri në një lokal. Menjëherë pas pranimit të informacionit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur një zyrtar policor jashtë detyre, i cili kishte arritur ta arrestojë të dyshuarin. Në brendi të kafiterisë, policia ka gjetur të shtrirë tre viktimat, të cilat dyshohet se ishin plagosur nga arma e zjarrit. Të plagosurit janë identifikuar si Daut Cacaj, Dejan Simiq dhe Radovan Millosheviq. Njoftimi: Caktohet paraburgimi për të dyshuarin në rastin e vrasjes së rëndë në tentativë Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, sipas gjyqtarit të procedurës paraprake Sh.C., në çështjen penale kundër të dyshuarit I.Z., i dyshuar për vepra penale vrasje e rëndë në tentativë, nga neni 173 par.1 pika 1.1 lidhur me nenin 28 të KPRK-së dhe mbajtje të paautorizuar të armëve, nga neni 366 par.1 të KPRK-së, ka shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e paraburgimit. Pas shqyrtimit, gjyqtari i procedurës paraprake ka vendosur që të dyshuarit I.Z. i caktohet paraburgimi për kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, duke filluar nga data e arrestimit më 13.01.2026, ora 00:17, dhe do të zgjasë deri më 12.02.2026, ora 16:00. Palët kanë të drejtë ankese në afat prej 48 orëve, përmes kësaj Gjykate, pranë Gjykatës së Apelit në Prishtinë.
DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 305)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (72)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com