DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Al Halili-Messit: Do t’ia jepja një çek të bardhë ta shkruante vetë shumën

14 Janar 2026
A A
Al Halili-Messit: Do t’ia jepja një çek të bardhë ta shkruante vetë shumën
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Al Ittihad, Anmar Al Haili, ka bërë një deklaratë të fortë për Lionel Messin, duke konfirmuar interesin e jashtëzakonshëm të klubit saudit për yllin argjentinas.

“Nëse Messi do të donte ndonjëherë të nënshkruante për Al Ittihad, do t’ia jepja një çek të bardhë dhe do ta lija ta shkruante vetë shumën, për çdo kohëzgjatje kontrate që dëshiron, madje edhe për gjithë jetën”, është shprehur Al Haili.

Al Haili ka theksuar gjithashtu se ardhja e Messit në Arabinë Saudite do të kishte vlerë më të madhe se sa aspekti financiar.

“Të kishim Messin këtu, duke veshur fanellën tonë, do të vlente më shumë se paratë. Me lojtarin më të madh në historinë e futbollit në ekip, kampionatin do ta festonim para se të fillonte”, tha presidenti i Al Ittihad.

Al Haili e ka zbuluar gjithashtu se ka pasur kontakte direkte me Messin në momentin kur kontrata e tij me Paris Saint-Germain përfundoi.

“Po, e kontaktova dhe ia ofrova një kontratë me vlerë 1.4 miliard euro, ose 88 milionë euro në vit, por ai refuzoi pa hyrë në detaje, pasi familja e tij preferonte të transferohej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”

Megjithatë, kreu i klubit saudit theksoi se e respekton plotësisht vendimin e kampionit të botës.

“E respektoj plotësisht atë zgjedhje dhe dera e Al Ittihad do të jetë gjithmonë e hapur për Messin, sa herë që ai të dëshirojë të vijë.”

Deklaratat e Al Hailit i konfirmojnë edhe një herë ambiciet e mëdha të futbollit saudit dhe dëshirën për t’i afruar emrat më të mëdhenj të historisë së këtij sporti.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 435)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (18 948)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (27)
  • Showbiz (130)
  • Shpallje (1)
  • Sport (245)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com