DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Plumbi qorr godet një shtëpi në Shirokë të Suharekës, dëmtohet dritarja

15 Janar 2026
A A
Plumbi qorr godet një shtëpi në Shirokë të Suharekës, dëmtohet dritarja
Share on Facebook

Një incident i rrezikshëm është raportuar në fshatin Shirokë të Suharekës, ku dyshohet se një plumb qorr ka goditur një shtëpi private dhe ka shkaktuar dëme materiale.

Sipas informatave që Gazeta ka mësuar nga burime të besueshme, rasti është raportuar më 14.01.2026 rreth orës 10:30 nga pronarja e shtëpisë, L. K, e cila ka njoftuar Policinë se në objektin e saj kishte vërejtur dëmtime në një roletë dhe në dritare.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, krim-teknika dhe hetuesia, ku pas këqyrjes është konstatuar se një predhë dyshohet të ketë depërtuar fillimisht në roletë, më pas në xhamin e dritares dhe ka përfunduar në murin e brendshëm.

Brenda dhomës është gjetur edhe një predhë me kalibër ende të panjohur, e cila është sekuestruar si provë materiale.

Sipas të dhënave, shtëpia në fjalë është e pabanuar pasi është në proces renovimi, ndërsa ankuesja ka deklaruar se që nga data 29.12.2025 nuk ka qenë në atë shtëpi, pasi jeton në Suharekë.

Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa hetimet po vazhdojnë për identifikimin e personave të përfshirë.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 305)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (72)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com