DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Rinumërimi shtyn certifikimin e rezultateve, rrezikohet shkelja e afatit për presidentin

16 Janar 2026
A A
Presidenca ka gati draftin për Kushtetuese rreth bllokadës në Kuvend, po e pret aktgjykimin për kërkesën e AAK-së
Share on Facebook
Procesi i rinumërimit të votave nga zgjedhjet e 28 dhjetorit rrezikon të shtyjë për rreth një muaj certifikimin e rezultateve, e si pasojë edhe konstituimin e institucioneve. Sipas afatit të përcaktuar nga vetë KQZ-ja, procesi pritet të përmbyllet brenda 10 ditësh. Por, sipas hulumtuesit në Institutin Demokratik të Kosovës, Eugen Cakolli, ekziston rreziku edhe i një vale të re të rinumërimit. “Ajo çfarë duhet të kemi parasysh është që gjetjet nga rinumërimet e deritanishme shpërfaqin probleme edhe më serioze, me qindra vota dallime në mes të kandidatëve nëpër komuna të caktuara, të cilat shpeshherë e tejkalojnë atë tolerancën prej +/-2 vota, të cilën KQZ-ja e ka përcaktuar në mënyrë unilaterale, pra nuk është se është e bazuar në ligj, andaj unë besoj që gjasat janë të mëdha që mund të kemi edhe vendvotime të tjera që do të rinumërohen”, ka thënë Cakolli. E përmbyllja eventuale e rinumërimit të votave nuk nënkupton edhe shpalljen e rezultateve të zgjedhjeve, shkaku i mundësisë për ankesa. Sipas Ligjit për Zgjedhje të Përgjithshme, palët kanë kohë 48 orë që në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa të ankohen për administrimin e numërimit të votave. Ky institucion, sipas ligjit, ka kohë 72 orë që të vendosë për ankesën e pranuar. E subjekti ankues ka edhe një mundësi tjetër ankese – në Gjykatën Supreme, e cila ka kohë pesë ditë për të vendosur mbi ankesat.
E derisa për konstituimin e legjislaturës së dhjetë dhe të votimit të Qeverisë, Cakolli nuk pret telashe, situatën me zgjedhjen e presidentit e sheh ndryshe. “Këtu besoj që mund të ketë probleme serioze për të siguruar votat, por që në anën tjetër kjo do të tentohet që të ndahet si përgjegjësi në mes të të gjitha partive, sepse normalisht për partinë fituese të zgjedhjeve, ndonëse në parim për askënd nuk janë zgjedhjet të konvenueshme, por për partinë në pushtet e cila do ta kishte, kryetarin e Kuvendit, kryeministrin, dhe u.d. të presidentit mund të jetë në një pozicion pakëz më të favorshëm sesa të tjerat”, ka thënë Cakolli. Sipas Kushtetutës, presidenti i vendit duhet të zgjidhet jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual. 4 marsi është afati i fundit për zgjedhjen e kreut të shtetit e hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Melos Kolshi, nuk përjashton mundësinë që vendi të përballet me krizë të re. “Nuk ka rregullim kushtetues që nëse presidenti i Republikës nuk arrin që të zgjidhet brenda afatit 30 ditë para skadimit të kësaj. Ne nuk kemi ndonjë rregullim kushtetues apo ligjor që vendi e dërgon në zgjedhje, këtu e kemi prapë një krizë që ndoshta nëse ndodh ose nëse gjendemi në një situatë të tillë, ndoshta do të duhej aktivizimi prapë i Gjykatës Kushtetuese në mënyrë që të na sqarojë se çka duhet vepruar tutje”, ka thënë Kolshi. Deri të enjten në mbrëmje, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nga 914 vendvotime janë rinumëruar mbi 150.  
DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 303)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (72)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com