DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kryeprokurori Isufaj paralajmëron aktakuzë për vrasjet e Jasharëve

16 Janar 2026
A A
Kryeprokurori Isufaj paralajmëron aktakuzë për vrasjet e Jasharëve
Share on Facebook

Për krimin në Reçak tashmë është ngritur aktakuzë në mungesë ndaj 21 serbëve.

E njëjtë do të veprohet shumë shpejt edhe për masakrën në Prekaz ndaj familjes Jashari.

Këtë e paralajmëroi në një intervistë kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj.

“Kemi me ngrit aktakuzë shumë shpejt për atë çka i ndodhi familjes Jashari, dhe them shumë shpejt”, tha ai.

Derisa për këtë masakër përgatitjet për aktakuzë po shkojnë drejt fundit, për Masakrën e Reçakut ai tregoi se tashmë është ngritur aktakuza në mungesë për 21 serbë në mungesë, që vranë mizorisht 45 civilë shqiptarë më 15 janar të 99-ës.

Isufaj thotë se ka urdhërarrest për të gjithë personat që janë në këtë aktakuzë.

Madje ai tha se kanë kërkuar bashkëpunim edhe me shtetin e Serbisë, edhe pse thotë se “e kemi ditë që s’do pranojnë”.

“E dimë që krejt këta persona janë atje dhe kemi ngritur gjykim në mungesë. Në këtë masakër ka marrë pjesë edhe Goran Radosavleviq, i njohur me nofkën ‘Guri’, i cili është edhe përgjegjësi kryesor për këtë operacion, ka marrë pjesë edhe vetë në kryerjen e masakrës”, u shpreh Isufaj.

Hetimet për të po vazhdojnë e atyre do iu nënshtrohet edhe ish-gjyqtarja e Qarkut të Prishtinës, Danica Marinkoviq.

Veçse, deri te ngritja e aktakuzës, kryeprokurori thotë se u përballen me shumë sfida.

Atë çka e ka pa me sytë e tij e ka dëshmuar kohë më parë amerikani, Wiliam Walker, por përveç tij, do të thirren edhe emra të tjerë ndërkombëtarë.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 294)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (72)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com