DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Si mbetën të vetëm Hoti e Bajrami kundër Abdixhikut?

16 Janar 2026
A A
Abdixhiku: Zgjidhje dhamë, kurdo që janë gati – ne tani nisim procesin konsultativ për zgjedhjet lokale 2025
Share on Facebook

Tashmë janë dy njerëz – dhe, me shumë gjasë, të vetmit – që po ia kërkojnë dorëheqjen Lumir Abdixhikut nga posti i kryetarit të LDK-së: Avdullah Hoti dhe Hykmete Bajrami. Hoti dhe Bajrami janë të vetmit që ia kërkuan dorëheqjen publikisht Abdixhikut. Të tjerët, përfshirë deputetët e LDK-së, siç mori vesh Gazeta Politika nga burimet e saj, janë në favor e vazhdimit të Abdixhikut si kryetar i LDK-së.

Madje, publikisht disa figura të respektuara të LDK-së i ofruan përkrahje Abdixhikut. Në mesin e tyre ishte edhe Shkëmb Manaj, nënkryetar i Komunës së Prishtinë dhe djali i veprimtarit të vrarë të LDK-së, Shaban Manajt.

“LDK ka nevojë për vazhdimin e reformave të metutjeshme. Por në asnjë rast nuk guxon të bëjë kthim mbrapa. Gjendja e tanishme është e vështirë, por ka shtigje dhe mundësi për të ecur tutje dhe për të ndodhur rikthimi i madh. Kthimi mbrapa do ishte fatal për LDK. Këtë nuk do ta lejojmë!” – shkroi Manaj.

Po ashtu, Ilir Ferati, kryetar i Istogut dhe djali i Fadil Feratit, një nga njerëzit më të popullarizuar dhe të afërt të Ibrahim Rugovës, ish-lider i Kosovës, ofroi mbështetjen për Abdixhikut, duke kundërshtuar Bajramin.

“Ka edhe nga ata që presin ta shohin LDK-në të përçarë, madje në disa raste kanë investuar në këtë drejtim, por ne duhet të dëshmojmë se dimë të ballafaqohemi me mendime të ndryshme dhe të dalim më të fortë. Qëllimi ynë i përbashkët mbetet rikthimi i besimit të qytetarëve dhe forcimi i LDK-së si alternativë serioze për Kosovën” – ka shkruar Ferati.

Në këtë linjë janë edhe deputetët e LDK-së, si p.sh. si Jehona Lushaku – Sadriu, e cila foli publikisht, duke e mbrojtur Abdixhikun.

“Garda e vjetër” në aksion

Sidoqoftë, “garda e vjetër”, e cila mund të quhet edhe si “garda e vjetër” e Isa Mustafës, i doli kundër Abdixhikut.

Në mbledhjen e para disa ditëve, siç mori vesh Politika, askush tjetër, pos Hotit dhe Bajramit, nu kia kërkoi dorëheqjen Abdixhikut. Pra Hoti dhe Bajrami janë të vetmit në këtë linjë, pra edhe të vetmuar në këtë ide.

Në fakt, Hoti dhe Bajrami janë njerëzit e gardës së vjetër, të cilët gjatë 15 viteve të fundit kanë udhëhequr me institucionet e Kosovës, qoftë në koalicion me PDK-në e Hashim Thaçit, qoftë në qeverinë jetëshkurtër të Albin Kurtit, qoftë në qeverinë antikushtetuese Hoti.

Përveç kësaj, Hoti dhe Bajrami kanë një të përbashkët tjetër. Hoti e Bajrami janë njerëzit e besuar të Isa Mustafës, ish-kryetar i LDK-së, i cili humbi katër palë zgjedhjesh dhe ishte prapa vendimeve të vitit 2020, të cilat ia sollën LDK-së debaklin më të madh në histori më 14 shkurt 2021.

Në këtë kontekst, përplasja mes Hotit dhe Bajramit duket më shumë një simptomë e rikthimit të LDK

Para dy ditëve, Bajrami dha dorëheqje nga posti i nënkryetares së LDK-së, të cilën dorëheqje Politika e cilësoi si “me hile”, pasi ia kërkoi publikisht dorëheqjen edhe Abdixhikut.

Ndërsa mbrëmë, Hoti paralajmëroi dorëheqjen nga funksionet në LDK nëse Abdixhiku nuk lëshon rrugë për lidership të ri.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 290)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (72)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com