DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

“Dega e ka humbur busullën morale” – dorëhiqet nga AAK ish-drejtoresha e Arsimit në Gjakovë

16 Janar 2026
A A
“Dega e ka humbur busullën morale” – dorëhiqet nga AAK ish-drejtoresha e Arsimit në Gjakovë
Share on Facebook
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka humbur sot njërën nga figurat më të votuara në Gjakovë. Eranda Kumnova-Baçi, ish-drejtoreshë e Arsimit dhe aktualisht asambleiste, ka njoftuar largimin përfundimtar nga të gjitha strukturat e partisë së Ramush Haradinajt. Përmes një njoftimi publik, Kumnova-Baçi ka bërë të ditur se tashmë ia ka dorëzuar dorëheqjen kryetarit të partisë, z. Ramush Haradinaj, duke lëshuar akuza të rënda drejt udhëheqjes së degës në Gjakovë. Ish-drejtoresha e Arsimit ka qenë e drejtpërdrejtë në arsyetimin e saj, duke thënë se në AAK nuk vlerësohet puna, por “antivlera”. “Arsyeja është e thjeshtë: puna, përkushtimi dhe integriteti nuk vlerësohen, ndërsa shpërblehen antivlera dhe servilizmi. Nuk mund dhe nuk dua të jem pjesë e një dege politike që tashmë e ka humbur busullën morale dhe politike”, ka shkruar ajo, duke shtuar se qëndrimi i mëtejshëm në parti do të ishte kompromis me ndërgjegjen e saj. Përveç largimit nga strukturat partiake, Kumnova-Baçi ka njoftuar se do të vazhdojë mandatin e saj në Asamblenë Komunale të Gjakovës, por tash e tutje si anëtare e pavarur. Gjatë fjalës së saj, ajo ka kujtuar punën katërvjeçare në krye të drejtorisë së arsimit, duke përmendur projektet për digjitalizim dhe dyert e hapura për qytetarët, ndërsa ka përfunduar me një mesazh të fortë: “Politika pa vlera është thjesht pushtet pa dinjitet dhe unë zgjedh të mbetem në anën e parimeve.”  
DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 290)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (72)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com