DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Ky është i dyshuari që sulmoi zyrtarët policorë në Kaçanik – përfundon në ndalim

17 Janar 2026
A A
Prishtinë: Gruaja kanoset nga burri me të cilin bashkëjetonte
Share on Facebook

Gazeta raportoi pak më parë për një incident serioz që ka ndodhur mbrëmjen e 16 janarit në Kaçanik, ku një person i dyshuar ka sulmuar zyrtarë policorë brenda Stacionit Policor, duke shkaktuar lëndime trupore ndaj dy zyrtarëve.

Burimet e besueshme bëjnë të ditur se rasti është iniciuar si “Sulm ndaj personit zyrtar”, ndërsa njëri nga zyrtarët policorë ka pësuar lëndime më të rënda dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Ferizaj.

Sipas informatave, fillimisht zyrtari policor ka marrë tretman primar në Emergjencën e Kaçanikut, por për shkak të natyrës së lëndimeve është transferuar në Emergjencën në Ferizaj, ku mjekët kanë konstatuar se ai ka pësuar lëndim të rëndë, përkatësisht thyerje të gishtit të madh të dorës së djathtë.

I dyshuari në këtë rast është Donit Kuka.

Ngjarja, sipas burimeve, dyshohet se ka nisur pasi i dyshuari ishte shoqëruar në stacion, pasi ai dhe një person tjetër ishin hasur duke konsumuar substanca narkotike në oborrin e shkollës “Skënderbeu” në Kaçanik.

Pasi është sjellë në stacion, i dyshuari dyshohet se ka filluar të fjaloset me zyrtarët policorë, duke shfaqur sjellje të vrazhda dhe arrogante, me pretendimin se “nuk ka bërë asgjë” dhe se nuk kishte arsye të shoqërohej.

Situata më pas ka eskaluar, ku i dyshuari dyshohet se ka kaluar në sulm fizik ndaj zyrtarëve policorë, duke shkaktuar lëndime, përfshirë edhe lëndimin e rëndë të njërit prej tyre.

Pas trajtimit të rastit, i dyshuari është dërguar në stacionin policor në Ferizaj, ku në prezencë të avokatit mbrojtës ka zgjedhur të mos deklarohet, duke u mbrojtur në heshtje.

Me vendim të Prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti po vazhdon të trajtohet nga organet kompetente.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 261)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com