DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Rinumërimi: Sa vota humbën apo fituan secili prej kandidatëve për kryeministër?

18 Janar 2026
A A
Partitë opozitare pa koalicione në zgjedhje, VV-ja bashkë me një tubë partish të vogla
Share on Facebook

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditë më parë ka marrë vendim për rinumërimin e votave të kandidatëve për deputetë.

KQZ, kishte vendosur që të rinumërohen të gjitha vendvotimet në 10 komuna të Kosovës, ndërsa në Komuna të tjera vetëm 10% e tyre.

Ky rinumërim, ka sjell ndryshime në vota të shumë prej kandidatëve për deputetë, disa prej tyre rritën numrin e votave e disa prej tyre e zvogëluan.

Përveç kandidatëve për deputetë, vota kanë humbur edhe kandidatët për kryeministër.

Nga rinumërimi i deritanishëm, kur veçse janë rinumëruar më shumë se gjysma e 914 vendvotimeve që do të rinumërohen, kaq vota kanë humbur apo fituar secili nga kandidatët për kryeministër:

-Albin Kurti nga VV: -177 vota

-Bedri Hamza nga PDK: +97 vota

-Lumir Abdixhiku nga LDK: -8 vota

-Ramush Haradinaj nga AAK: -12 vota

Kandidati për deputet i cili ka humbur më së shumti vota gjatë rinumërimit të tyre, është Fetah Paçarizi nga PDK me 5 mijë e 945 vota se në numërimin në QNR.

Në lidhje me këto ndryshime, Prokuroria Themelore në Prizren ka filluar hetimet.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka njoftuar se kanë monitoruar nga jashtë procesin e rinumërimit të rezultateve zgjedhore.

Sipas komunikatës së Prokurorisë, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, me vetiniciativë, ka lëshuar autorizim me shkrim për Policinë e Kosovës që të identifikojnë personat përgjegjës, të sigurojnë prova relevante, përfshirë procesverbalet dhe nënshkrimet.

“Manipulimi i votës dhe falsifikimi i dokumenteve zgjedhore janë krim dhe do të ndëshkohen pa kompromis. Prokuroria Themelore në Prizren, vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftën ndaj kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin”, thuhet në komunikatë.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 255)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com