DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Reagim i ashpër nga Melihate Tërmkolli ndaj Lumir Abdixhikut

19 Janar 2026
A A
Reagim i ashpër nga Melihate Tërmkolli ndaj Lumir Abdixhikut
Share on Facebook
Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka shpërthyer me një reagim jashtëzakonisht të ashpër në rrjetet sociale kundër kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe gjithë Kryesisë aktuale të partisë, duke vënë në pikëpyetje legjitimitetin e tyre për të marrë vendime në emër të LDK-së, transmeton GazetaKosova.net Sipas Tërmkollit, situata në LDK nuk lejon më “gjysmë-masa”, ndërsa dorëheqja apo shkarkimi i udhëheqjes aktuale është i pashmangshëm. Ajo e akuzon Abdixhikun për kapje të partisë, arrogancë politike dhe manipulime të rënda brenda strukturave partiake. “Lumir Abdixhiku dhe krejt Kryesia aktuale e LDK-së nuk mund të marrin asnjë vendim në emër të LDK-së! Nuk ka pak dorëheqje! Ka dorëheqje ose shkarkim!”, shkruan Tërmkolli. Në reagimin e saj, ish-deputetja përdor një gjuhë tejet kritike ndaj Abdixhikut, duke e akuzuar se po sillet si i paprekshëm dhe se po paralajmëron masa ndaj të tjerëve për “vjedhje votash”, ndërkohë që, sipas saj, ai është i bindur se do të vazhdojë ta mbajë me çdo kusht postin e kryetarit. “Ky Lumiri, tuxhari i Tërrnovcit, multimilioneri me rrogë, flet për masa ndaj të tjerëve për vjedhje votash edhe pas një kuvendi të mundshëm, pra i bindur se ky duhet dhe ky do ta vazhdojë punën në krye të LDK-së?!”, thekson ajo. Tërmkolli shkon edhe më tej, duke ngritur akuza të rënda për manipulime politike dhe morale, veçanërisht rreth çështjes së deputetit Hyseni, djalit të heroit Sali Çekaj. “Si u bë deputet djali i Sali Çekajt – Hyseni – në shkurt 2025, kur as nuk u kandidua në zgjedhjet e dhjetorit? Kush manipuloi me të dhe me nderin e heroit të kombit pos Lumirit?”, shkruan ajo. Në fund, reagimi i Melihate Tërmkollit merr tone alarmuese për fatin e LDK-së, të cilën ajo e quan “pasuria më e madhe kombëtare”, duke paralajmëruar se largimi i kësaj udhëheqjeje është i domosdoshëm për shpëtimin e partisë. “Këta nuk largohen vetë. Po na detyrojnë t’i largojmë për të shpëtuar LDK-në!”, përfundon Tërmkolli, duke e shoqëruar reagimin me hashtagët #MakeDardaniaAgain dhe #MDA. Ky reagim pritet të thellojë edhe më tej përçarjet brenda LDK-së, në një kohë kur partia po përballet me kriza të njëpasnjëshme politike dhe organizative.
DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 255)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com