DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Muharremi: Kështu si po bien blloqet e KEK-ut, ashtu është dashtë me ra edhe LVV në zgjedhje

20 Janar 2026
A A
Muharremi për vendimet e Kurtit: Po e rrezikon ekonominë dhe shtetin për vota e pushtet absolut
Share on Facebook
Pas paralajmërimeve për reduktime të energjisë elektrike, ka reaguar analisti politik Shenoll Muharremi, i cili ka lidhur situatën energjetike me performancën e qeverisë dhe rezultatin zgjedhor të Lëvizjes Vetëvendosje. Në një postim publik, Muharremi shkruan se, ashtu siç po bien blloqet e KEK-ut, është dashur të binte edhe mbështetja elektorale për LVV-në. Sipas tij, nëse partia ka pasur 42.3 për qind të votave, pas kësaj qeverisjeje ajo është dashur të zbresë në rreth 30 për qind. Ai kritikon qytetarët për, siç thotë, përkrahjen e kundërt ndaj performancës reale të qeverisë, duke e përshkruar këtë si një miratim të varfërisë, mungesës së energjisë dhe stagnimit ekonomik. “Po doni me qenë krenar, po të varfën. Me e ngritë kokën lart po doni, e këpucat i keni të grisura”, shkruan Muharremi, duke përdorur metafora për të përshkruar gjendjen ekonomike dhe infrastrukturore të vendit. Ai shton se shteti po i lë bizneset pa energji elektrike, por njëkohësisht po vazhdon t’ua marrë taksat, duke e krahasuar këtë situatë me shfrytëzimin e një lope që ushqehet gjithnjë e më pak, derisa rrezikon të ngordhë. Në fund të reagimit, Muharremi shprehet se qytetarët po vazhdojnë në këtë drejtim sepse kështu po duan, ose ndoshta, sipas tij, nuk po kanë alternativa të mira politike.  
DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 537)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 164)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (312)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com