DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Hetimet ndaj Arianit Sllamnikut për shërbime mjekësore të dyshimta, policia kërkon ndihmën e qytetarëve

20 Janar 2026
A A
Hetimet ndaj Arianit Sllamnikut për shërbime mjekësore të dyshimta, policia kërkon ndihmën e qytetarëve
Share on Facebook
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, përmes Njësisë së Hetimeve Rajonale dhe me autorizim të Prokurorisë së Shtetit, ka nisur hetime fillestare lidhur me veprime të dyshuara të kundërligjshme në fushën e shëndetësisë ndaj, Arianit Sllamnikut. Hetimet kanë të bëjnë me veprat penale “Ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike” nga neni 256 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe “Eksperimente të kundërligjshme mjekësore dhe testime të barnave” nga neni 257 i KPRK-së. Qëllimi është verifikimi i rrethanave të dyshuara lidhur me trajtimin shëndetësor të ofruar nga personi Arianit Sllamniku.
Policia e Gjilanit fton të gjithë qytetarët që kanë marrë shërbime shëndetësore ose konsultime nga personi i përmendur dhe që mendojnë se mund të jenë dëmtuar, qoftë materialisht ose shëndetësisht, të paraqiten në ambientet e Njësisë së Hetimeve Rajonale në Gjilan për intervistim. Qytetarët e bashkëpunueshëm do të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. Policia siguron që çdo informacion i dhënë do të trajtohet konfidencialisht dhe do të kontribuojë në procesin hetimor në përputhje me ligjin.  
DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 537)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 152)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (312)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com