DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Çka është Bordi i Paqes i Trumpit, në të cilin do të bëjë pjesë edhe Kosova?

21 Janar 2026
A A
Ambasada amerikane shpërndan deklaratën e Trumpit ku përmendi sërish ndaljen e konfliktit Kosovë-Serbi
Share on Facebook
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka ftuar përfaqësues të vendeve të ndryshme të botës për t’u bërë pjesë e Bordit të Paqes për Gazën, duke përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë. Lideri amerikan ka formuar këtë trup këshillues për Gazën, i njohur si Bordi i Paqes, si pjesë e fazës së dytë të armëpushimit të arritur mes Izraelit dhe militantëve palestinezë të grupit Hamas. Ky bord përfshin liderë botërorë që japin këshilla dhe ndihmojnë në negociata, por nuk ka fuqi ekzekutive ndërkombëtare si Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB). Synimi i Bordit është të mbështesë paqen dhe stabilitetin në rajon përmes dialogut dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. Pra, në thelb është një iniciativë diplomatike e Trumpit, e projektuar si bord këshillues me ndikim në negociata dhe armëpushime, duke përfshirë liderë nga vende të ndryshme për të ndihmuar në stabilizimin e rajonit. Megjithatë, jo të gjitha vendet e kanë mirëpritur këtë iniciativë. Në mesin e atyre që kanë refuzuar të jenë pjesë të Bordit janë Franca, siç ka konfirmuar presidenti Emmanuel Macron, dhe kryeministri britanik Keir Starmer, i cili sipas mediave do ta refuzojë ftesën e Trumpit. Kosovën do ta përfaqësojë presidentja Vjosa Osmani, ndërsa Shqipërinë kryeministri Edi Rama. Në këtë fazë, Trump pritet të njoftojë përbërjen e plotë të Bordit dhe detaje të tjera gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos. Bordi i Paqes Shtëpia e Bardhë njofton se ky organ do të përqendrohet në çështje si: ndërtimi i kapaciteteve qeverisëse, marrëdhëniet rajonale, rindërtimi, tërheqja e investimeve, financimi në shkallë të gjerë dhe mobilizimi i kapitalit. Përbërja kryesore e Bordit: Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kryetar Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio Steve Witkoff, negociatori special i Trump Jared Kushner, dhëndri i Trump Tony Blair, ish-kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar Marc Rowan, miliarder amerikan Ajay Banga, president i Bankës Botërore Robert Gabriel, këshilltar në Këshillin e Sigurimit Kombëtar të SHBA-së Komiteti Kombëtar për administrimin e Gazës Ky organ, i përbërë nga teknokratë, do të “mbikëqyrë restaurimin e shërbimeve publike kryesore, rindërtimin e institucioneve civile dhe stabilizimin e jetës së përditshme në Gaza”. Ali Shaath, ish-zëvendësministër i Autoritetit Palestinez (kreu i komitetit) Bordi Ekzekutiv i Gazës Ky entitet ka për qëllim të “mbështesë qeverisjen efektive” dhe të ofrojë shërbime për popullin e Gazës. Anëtarë përfshijnë: Steve Witkoff Jared Kushner Tony Blair Marc Rowan Nickolay Mladenov, diplomat bullgar Sigrid Kaag, koordinatore humanitare e OKB-së për Gazën Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan Ali Al-Thawadi, diplomat nga Katari Gjenerali Hassan Rashad, drejtor i agjencisë së inteligjencës së Egjiptit Reem Al-Hashimy, ministër i Emirateve Yakir Gabay, miliarder izraelit Udhëheqës të tjerë të ftuar për t’u bashkuar Presidenti argjentinas Javier Milei Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva Kryeministri kanadez Mark Carney Presidenti qipriot Nikos Christodoulides Presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi Kryeministri hungarez Viktor Orban Kryeministri indian Narendra Modi Kryeministrja italiane Giorgia Meloni Mbreti jordanez Abdullah II Kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif Presidenti paraguaian Santiago Pena Presidenti rumun Nicusor Dan Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan  
DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 537)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 135)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (312)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com