DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Rashiq shprehet i gatshëm ta votojë Osmanin, por fillimisht kërkon takim me të

21 Janar 2026
A A
Rashiq: Vetëvendosje mund t’i ketë 68 deputetë, Qeveria mund të formohet brenda ditës
Share on Facebook
Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq dhe kryetari i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë ka thënë se nuk është kundër votimit të Vjosa Osmanit për presidente edhe për një mandat, nëse propozohet nga Lëvizja Vetëvendosje. Por, ai ka thënë se para se të vendos përfundimisht për votimin e saj, do të dëshironte një takim me të, për të cilën tha se ka disa kërkesa që kanë të bëjnë me komunitetin serb. “Nëse Osmani është kandidate e LVV-së,normal që ka një peshë të veçantë dhe normal që në këtë aspekt nëse e propozojnë, sikurse që e kam thënë edhe herën e kaluar sa i përket kryeparlamanetarit ne do ta mbështesim, por megjithatë një takim me znj. Osmanin, kisha insistuar ta bëjmë dhe pastaj do të kishim vendosur përfundimisht. Unë kam disa gjëra që konsideroj që janë brenga të serbëve dhe kisha kërkuar do modifikime të vogla sa i përket komunikimit që znj. Osmani ka me komunitetet. Janë shumë teknike. Nëse ndodhin këto që thash nuk e shoh problem votimin”, ka thënë Rashiq.
Rashiq ka thënë se do të ishte gabim nëse shkohet në zgjedhje për shkak të presidentit. Ai ka thënë se kryeministrin në detyrë, Albin Kurti nuk kanë diskutuar ende për poste në qeveri, por ka thënë se takime do të ketë pas përfundimit të procesit të rinumërimit të votave dhe certifikimi të rezultateve. Rashiq ka arritur të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës.  
DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 537)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 135)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (312)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com