DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

“Rreth 80 mijë vota janë numëruar gabimisht, afër 40 mijë nga PDK, 15 mijë nga VV, 11 mijë nga LDK e 4 nga AAK”

23 Janar 2026
A A
“Kosova ka nevojë për Qeveri që punon”, reagimet e Hamzës, Abdixhikut e Haradinajt pas shpalljes së zgjedhjeve
Share on Facebook
Eugen Cakolli nga KDI, ka reaguar lidhur me votat e kandidatëve për deputetë pas rinumërimit, ku janë gjetur mospërputhje të mëdha, duke thënë se deri më tani, rreth 80 mijë vota të kandidatëve kanë rezultuar të pasakta dhe të numëruara gabimisht në Qendrat Komunale të Numërimit. Cakolli ka thënë se, brenda votave, afërsisht 40 mijë i takojnë kandidatëve të PDK-së, rreth 15 mijë LVV-së, rreth 11 mijë LDK-së dhe rreth 4 mijë AAK-së. ‘’ Sipas komunave, mbi 80% e këtyre votave vijnë vetëm nga komuna e Prizrenit. Tutje, renditen Malisheva dhe Podujeva* (e rinumëruar vetëm 10%).’’, ka shkruar ai mes tjerash. Postimi: Në Kosovë ka pasur rreth 900 mijë vota të vlefshme për subjektet politike, si dhe – për shkak të votës preferenciale deri në 10 kandidatë – 6.8 milion vota për kandidatët. Kjo do të thotë se mesatarisht çdo votues ka shënuar rreth 7 kandidatë në fletëvotim. Nga rinumërimi i mbi 50% të vendvotimeve në QNR, deri më tani, rreth 80 mijë vota të kandidatëve kanë rezultuar të pasakta dhe të numëruara gabimisht në Qendrat Komunale të Numërimit. Prej tyre, pas rinumërimit, 47,619 vota u janë hequr kandidatëve (sepse u ishin shtuar gjatë numërimit fillestar), ndërsa 32,018 vota u janë shtuar kandidatëve pas rinumërimit (sepse u ishin hequr në mënyrë të parregullt më herët). Brenda këtyre rreth 80 mijë votave të afektuara, afërsisht 40 mijë i takojnë kandidatëve të PDK-së, rreth 15 mijë LVV-së, rreth 11 mijë LDK-së dhe rreth 4 mijë AAK-së. Sipas komunave, mbi 80% e këtyre votave vijnë vetëm nga komuna e Prizrenit. Tutje, renditen Malisheva dhe Podujeva* (e rinumëruar vetëm 10%). Rritja e numrit të votave preferenciale deri në 10 kandidatë, së bashku me centralizimin e numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit, e ka bërë procesin shumë më të cenueshëm ndaj abuzimeve. Kur të dhënat përpunohen nga një numër i vogël personash – që në disa raste rezultojnë të jenë familjarë apo të afërt të kandidatëve – ndërhyrjet mund të prodhojnë devijime të mëdha në rezultate.
DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 535)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 005)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (143)
  • Shpallje (1)
  • Sport (309)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com