DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

“Janë dhënë 300-400 milionë”, Hasani insiston në lidhjen mes rezultatit të zgjedhjeve dhe ‘parave nën dorë’

24 Janar 2026
A A
Hasani: Nëse Qeveria e re nuk e çon statutin e Asociacionit në Kushtetuese për një afat të shkurtë, do të izolohemi
Share on Facebook

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka hedhur dyshime mbi rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit, duke e lidhur rritjen e votës për disa subjekte politike me shpërndarjen e parave “nën dorë”.

Sipas Hasanit, rezultati zgjedhor nuk mund të shpjegohet në mënyrë racionale përmes zhvillimeve shoqërore apo politike, pasi, siç tha ai, nga shkurti deri në dhjetor nuk ka pasur asnjë ndryshim thelbësor që do ta justifikonte një rritje kaq të madhe të votës.

“Rezultati i fundit zgjedhor, po të ishte racional siç e interpretojnë atëherë votuesi do të ishte i përndritur dhe shumë racion dhe unë jam i bindur që përmbi 300-400 milionë që janë dhënë, është faktori kryesor që ka bë diferencën në rritjen e votës, sepse nuk ka pasur nga shkurti në dhjetor asnjë zhvillim tjetër shoqëror”, deklaroi Hasani.

Ai shtoi se rritja prej rreth 10 për qind, apo edhe më shumë në shifra absolute, është e pashpjegueshme pa përfshirjen e mjeteve financiare, duke përmendur se përveç shumave publike, ka pasur edhe para të shpërndara në mënyrë të fshehtë.

Hasani tha se për raste të tilla ka dëgjuar edhe nga të afërmit e tij, veçanërisht në Mitrovicë, duke theksuar se hetimi i këtyre pretendimeve u takon organeve kompetente.

“Në Mitrovicë janë gjithnjë, dhe këtë më kanë thënë njerëzit akraba e familjarë, por që për këtë çështje është punë e organeve që mua s’më intereson, por e besoj atë, sepse ka qenë edhe në të kaluarën. Dallimi është që ne gjithmonë e kemi thënë që e po e besojmë me dorë të pastra”, tha ai.

Ish-kryetari i Kushtetueses hodhi poshtë edhe narrativat se rezultati zgjedhor lidhet me heqjen e sanksioneve apo zhvillimet në dialogun strategjik, duke i cilësuar këto si çështje elitare që nuk ndikojnë drejtpërdrejt në sjelljen e votuesve.

“Po të thuash që vota është fituar se janë hequr sanksionet, ju e dini që këtu nuk ka pasur asnjë ndjeshmëri për sanksione, as prej pushtetit e as prej votuesit në asnjë mënyrë e fazë, s’ka ndikuar as dialogu strategjik këto janë probleme elitike, që elita i debaton e i analizon e te to ndikon – nuk janë probleme që kanë çu peshë për votë as këtu, as në Shqipëri, as askund”, deklaroi Hasani.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 535)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 005)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (143)
  • Shpallje (1)
  • Sport (309)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com