DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Pa Kuvend, pa ligje – BE paralajmëron Kosovën se afatet për 900 milionët po kalojnë

24 Janar 2026
A A
BE-ja fillon heqjen graduale të masave ndaj Kosovës – hapat e mëtejshëm varen nga de-përshkallëzimi në veri
Share on Facebook
Vetëm vitin e kaluar ishin paraparë 33 reforma, si kusht për të përfituar fonde nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian, por në pritje të ratifikimit e pa Kuvend, Kosova shkeli dhjetëra afate duke e vonuar vetën. Përkundër kësaj, për një pjesë ekziston një afat shtesë, ndërsa BE-ja i tha Dukagjinit se Kosova është ende e kualifikuar për të përfituar deri në 882 milionë euro. Plot 33 kushte të vendosura për Kosovën për të përfituar nga pagesat nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor i Bashkimit Evropian kanë pasur afat për përmbushje fundin e qershorit ose dhjetorit të vitit të kaluar. Një pjesë e madhe e tyre janë ligje që do të duhej të miratoheshin dhe të hynin në fuqi, por që në mungesë të një Kuvendi funksional kanë mbetur pezull, duke rrezikuar hise nga fondet e parapara për Kosovën. Prej ligjeve që do të duhej miratuar para nisjes së këtij viti, janë: Kodi Civil; Ligji për institucionet mikro-financiare dhe ato jo-bankare; ai për bankrotimin; tërësia e ligjeve për barrën administrative; pakoja e ligjeve për energjinë e po ashtu ligji për Rregullatorit për Energji, e të tjerë. Tek të gjithë synimi është harmonizimi me legjislacionin e BE-së. Por, disa prej kushteve që nuk janë të lidhura me Kuvendin janë përmbushur, sikur: ri-anëtarësimi i plotë në asociacionin evropian për cilësi në arsim ENQA, vendosja e regjimit të vizave për shtete ndaj të cilave BE-ja e aplikon atë – së paku një çdo vit e të tjerë. Përkundër kësaj, ende ka shpresë për kapjen e disa prej afateve rezervë, pasi Plani i Rritjes parasheh një “greis periudhë” prej një viti për të gjithë hapat që do të duhej të kryheshin deri në Qershor 2025. Fondet për reformat e parapara në këtë afat humben përfundimisht vetëm nëse nuk përmbushen deri në fund të “greis periudhës”. Një “afat shtesë” i tillë nuk përmendet për ato që afat të fundit kishin dhjetorin 2025. Përkundër deklaratave të pushtetarëve, përfshirë kryeministrin në detyrë, se një pjesë e mjeteve veçse kanë humbur, në një përgjigje për TV Dukagjini, BE-ja la të kuptohet se zyrtarisht ekziston mundësia e qasjes në tërësinë e fondit. “Kosova ishte nga partnerët e parë nga Ballkani Perëndimor që miratoi Agjendën e Reformave të kërkuar nga Plani i Rritjes i BE-së, i cili ishte miratuar nga Komisioni Evropian në Tetor 2024. Prandaj, Kosova mbetet e kualifikuar për të përfituar deri në 882 milionë euro në kuadër të Planit të Rritjes, në varësi të hyrjes në fuqi të marrëveshjeve për reformë dhe rritje, e po ashtu kushteve tjera për pagesë”, thuhet në përgjigjen nga Bashkimi Evropian Duke vënë në pah faktin se Plani i Rritjes është i afatizuar vetëm deri në vitin 2027, BE-ja tregoi se zvarritjet prodhojnë efekt negativ. “Për shkak të vonesave në formimin e institucioneve, marrëveshjet për reforma dhe rritje nuk janë ende në fuqi. Pa ratifikimin e marrëveshjeve, Kosova nuk mund të bëj kërkesë për pagesa”, vijon tutje përgjigja e BE-së. Kosova nënshkroi marrëveshjet e dala nga Plani i Rritjes në fund të vitit 2024, ndërsa dy legjislatura, e teta dhe e nënta, dështuan t’i ratifikojnë ato, për t’u hapur rrugë përfitimeve nga grantet dhe kreditë afatgjata me interes të ulët.  
DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 535)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 005)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (143)
  • Shpallje (1)
  • Sport (309)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com