DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Rrëmbim në Prizren: 20-vjeçari merret me forcë, 3 të ndaluar për 48 orë – sekuestrohet edhe elektroshoku

25 Janar 2026
A A
Bastisje në disa lokacione nga Krimet Ekonomike për dallaveret me prona në Veternik e lokalitete tjera
Share on Facebook
Një ngjarje serioze është shënuar në fshatin Paranë të Prizrenit, ku dyshohet se një 20 vjeçar është privuar në mënyrë të kundërligjshme nga liria nga katër persona. Sinjali mëson se rasti është raportuar më 24 janar 2026, rreth orës 11:52, ndërsa ekipet e Hetimeve Rajonale kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, pasi ishte ngritur dyshimi se viktima ishte rrëmbyer. Burimet brenda hetimit bëjnë të ditur se viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit dhe më pas është intervistuar nga hetuesit, për t’u kthyer më vonë në shtëpi. Ndërkohë, të dyshuarit janë shoqëruar në NJHP Prizren, ku janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës. Sipas deklarimeve të deritanishme, dyshohet se rasti ka ndodhur “për shkak të motivit të ulët”. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, tre nga të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa i dyshuari i mitur është liruar. Sinjali mëson se gjatë veprimeve hetimore janë sekuestruar edhe prova materiale, përfshirë:
            •             një veturë Seat Arona,

            •             katër (4) telefona,

            •             si dhe një (1) elektroshok.
Sipas burimeve, dy nga të dyshuarit ndodhen në ndalim, ndërsa i mituri është dorëzuar tek familjarët. Rasti është duke u trajtuar nga organet e rendit, ndërsa hetimet po vazhdojnë për sqarimin e plotë të rrethanave.  
DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 535)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 005)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (143)
  • Shpallje (1)
  • Sport (309)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com