Komuna e Prishtinës ka njoftuar se erërat e forta që kanë përfshirë kryeqytetin gjatë mbrëmjes së kaluar, kanë shkaktuar dëme të lehta materiale.
Ekipet e zjarrfikësve janë në terren dhe po vazhdojnë angazhimin për të pastruar pasojat, duke mbuluar edhe Komunën e Fushë Kosovës.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar, sidomos në lëvizjet në hapësira të hapura dhe pranë strukturave të paqëndrueshme. Për raste emergjente, numri i kontaktit është 0800 122 44.
