DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Shqiptari kapet në Itali me 30 kg kokainë në makinë, vlera miliona euro

26 Janar 2026
A A
Shqiptari kapet në Itali me 30 kg kokainë në makinë, vlera miliona euro
Share on Facebook

Një 28-vjeçar shqiptar është arrestuar nga karabinierët italianë, teksa po trafikonte një sasi prej 30 kilogramësh kokaine të pastër, me vlerë miliona euro në treg.

Autoritetet informuan se aksioni është kryer në rajonin e Milanos tre ditë më parë dhe prangosja u krye nga karabinierët e patrullës që pikasën lëvizjet e dyshimta.

“Një burrë 28-vjeçar shqiptar u arrestua nga karabinierët me akuzën e posedimit me qëllim shpërndarjen e narkotikëve. Incidenti ndodhi së fundmi në Cologno Monzese, (Monza) në periferitë lindore të Milanos, jo shumë larg unazës Tangenziale Est”, informon media italiane.

Makina e 28-vjeçarit, e ndaluar në një zonë të izoluar pranë rrugës unazore, tërhoqi vëmendjen e karabinierëve të stacionit të Cologno Monzese. Oficerët më pas vendosën ta inspektonin dhe kontrollonin automjetin.

Në bagazh u gjetën njëzet e gjashtë pako që përmbanin një total prej afërsisht 30 kilogramësh kokainë. Shqiptari u arrestua dhe me urdhër të Prokurorisë së Monzës, u dërgua në burg, në pritje të hetimit dhe gjykimit, raportojnë mediat italiane.

Ngarkesa ishte e konsiderueshme, ndaj po thellohen hetimet për një rrjet të organizuar narkotrafiku në zonë, pasi fitimet llogariten miliona euro.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 510)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (20 352)
  • Opinione (33)
  • Showbiz (141)
  • Shpallje (1)
  • Sport (305)
  • TV (58)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com