DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Holokausti, kujtesa që nuk lejon heshtjen dhe përgjegjësia që nuk skadon

Shkruan Hisen Berisha

27 Janar 2026
A A
Holokausti, kujtesa që nuk lejon heshtjen dhe përgjegjësia që nuk skadon
Share on FacebookShare on Twitter
Ka krime që historia nuk i mbyll dot në libra.
Ka plagë që nuk shërohen me kalimin e kohës.
Holokausti është njëra prej tyre, krimi absolut i shekullit XX, ku urrejtja u shndërrua në industri, shteti në makineri vdekjeje dhe heshtja në bashkëfajësi.
Sot, në këtë përvjetor të Holokaustit, nuk përkulemi vetëm përpara gjashtë milionë hebrenjve të shfarosur nga nazizmi. Përkulemi përpara vetë njerëzimit të lënduar, përpara dinjitetit njerëzor të poshtëruar, dhe përpara një të vërtete të hidhur, se barbaria nuk lind papritur. Ajo ushqehet nga gënjeshtra, nga propaganda, nga normalizimi i urrejtjes dhe nga relativizimi i së keqes.
Si shqiptar, si luftëtar lirie i Kosovës, si gjeneral ushtarak në pension, si zë i popullit e misiinar në politikë, kjo ditë për mua nuk është vetëm kujtesë, është paralajmërim.
Sepse populli im e ka provuar se çfarë do të thotë kur bota vonohet të reagojë, kur krimi mohohet dhe kur viktima detyrohet të dëshmojë pafund për ekzistencën e dhimbjes së vet.
Historia e hebrenjve dhe historia e shqiptarëve takohen në një pikë thelbësore: në mbijetesën përballë përpjekjes për zhdukje.
Ndaj edhe lidhja jonë me Izraelin nuk është vetëm diplomatike, ajo është morale, historike dhe ekzistenciale.
Holokausti na mëson se antisemitizmi nuk është thjesht paragjykim, ai është ideologji vdekjeje.
Dhe sot, kur shohim ringjalljen e tij në forma të reja, kur terrorizmi justifikohet, relativizohet apo maskohet si “rezistencë”, heshtja nuk është neutralitet, është dorëzim moral.
Izraeli ka të drejtën e patjetërsueshme për të ekzistuar dhe për t’u mbrojtur nga terrorizmi. Kjo nuk është çështje politike, është çështje e së drejtës ndërkombëtare, e sigurisë kolektive dhe e mësimeve që burojnë drejtpërdrejt nga Holokausti.
Një botë që kërkon nga Izraeli të mos mbrohet, është një botë që nuk ka mësuar asgjë nga Auschwitz.
Si mik i Izraelit dhe përkrahës i palëkundur i së drejtës së tij për vetëmbrojtje, e them qartë, se kurrë më nuk duhet të jetë vetëm një slogan përkujtimor, por një parim veprimi.
Kurrë më antisemitizëm.
Kurrë më terror i justifikuar.
Kurrë më indiferencë ndaj së keqes.
Shoqata Hebrejo-Shqiptare dhe Ambasada e Izraelit në Kosovë, Znj. Ziv, me këtë përkujtim, nuk ruajnë vetëm kujtesën e viktimave, ato mbrojnë ndërgjegjen e shoqërive tona. Sepse një shoqëri që kujton Holokaustin është një shoqëri që vendos kufij të qartë ndaj urrejtjes, dhunës dhe gjenocidit.
Holokausti nuk i përket vetëm hebrenjve. Ai i përket njerëzimit, si plagë, si mësim dhe si përgjegjësi. Dhe përgjegjësia jonë sot është e qartë: të jemi në anën e jetës, të së vërtetës dhe të atyre që mbrojnë ekzistencën e tyre përballë terrorit.
Kujtesa është rezistencë.
E vërteta është mbrojtje.
Dhe liria nuk mbijeton pa guxim.
Qoftë i bekuar kujtimi i tyre përjetësisht!
DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 435)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (18 943)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (27)
  • Showbiz (130)
  • Shpallje (1)
  • Sport (245)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com