DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Ministria e Mbrojtjes nuk ka qenë pjesë e “testimeve” të dronit të ashtuquajtur Skifter 1: S’kemi dhënë autorizime

28 Janar 2026
A A
Maqedonci flet për arrestimet e ish-pjesëtarëve të UÇK-së: Serbia vazhdon të zbatojë qasje hegjemoniste ndaj Kosovës
Share on FacebookShare on Twitter

I ashtuquajturi dron vetëvrasës “Skifter 1” i paraqitur si punë e kryer dhe i testuar nga një kompani në Gjilan, nuk ka as lidhje dhe as leje nga Ministria e Mbrojtjes dhe KFOR-in si autoriteti i hapësirës ajrore të vendit.

Ministria e Mbrojtjes ka mohuar të ketë qenë pjesë e ndonjë testimi apo autorizimi për diçka të tillë.

As KFOR-i, që është autoriteti përgjejgës për hapësirën ajrore – tha MM – nuk ka dhënë leje të tillë.

Ministria e Mbrojtjes tha se nuk ka qenë në asnjë mënyrë e përfshirë në asnjë testim të dronit të prezentuar si Skifter K1.

“Bazuar në njohuritë tona asnjë nga institucionet e Kosovës nuk ka qenë pjesë e ndonjë testimi të tillë”, thanë ata

“Ministria e Mbrojtjes në bashkëpunim me Odën Ekonomike Amerikane të Kosovës gjatë muajit tetor të vitit të kaluar kanë zhvilluar një aktivitet përbashkët të vlerësimit të individëve dhe kompanive kosovare që punojnë në inovacion dhe zhvillim të dronëve të vegjël komercial dhe atyre për përdorim të mundshëm për përdorim të dyfishtë, civil dhe ushtarak”.

“Në atë aktivitet janë vlerësuar inovacionet e disa inovatorëve tě dronëve me helika/rotorë dhe jo dronëve me krahë (fixed wings). Vlerësimi është bërë nga ekspertët e fluturakeve pa pilot të FSK-së. Në mes të inovatorëve të vlerësuar ka qenë dhe Kompania Future Minds Academy e cila është vlerësuar me çmimin e parë për prototipin e dronit me helika ( jo të ndonjë lloj droni tjetër, pra as te dronit që është prezantuar si Skifter K1)”, tha Ministria.

“Ministria e Mbrojtjes nuk ka qenë në asnjë mënyrë e përfshirë në asnjë testim të dronit të prezentuar si Skifter K1. Bazuar në njohuritë tona asnjë nga institucionet e Kosovës nuk ka qenë pjesë e ndonjë testimi të tillë”.

“Në Republikën e Kosovës autoriteti për dhënjen e lejeve të fluturimeve në hapësirën ajrore është Komandanti i KFOR në bashkëpunim me ASHNA dhe nuk kemi informacion që kompania në fjalë ka një leje të tillë. Ministria e Mbrojtjes nuk ka lëshuar asnjë leje dhe as nuk ka dhënë autorizim zyrtar për ndonjë aktivitet të kësaj natyre. Inkurajojmë dhe mirëpresim çdo inovacion teknologjik në fushën e dronëve që synon zhvillimin dhe prodhimin vendor në Republikën e Kosovës, përderisa janë në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe standardet përkatëse”, thanë Ministria e Mbrojtjes.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 497)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 947)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (29)
  • Showbiz (140)
  • Shpallje (1)
  • Sport (300)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com