DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kurti nuk ia garanton Osmanit mbështetjen për mandatin e dytë

31 Janar 2026
A A
Raportohet se Kurti është pajtuar ta propozojë Osmanin për presidente
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja Vjosa Osmani nuk e ka të sigurt mbështetjen nga Lëvizja Vetëvendosje për mandatin e dytë. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili udhëheq këtë parti, tha se synon të bashkëpunojë me opozitën, qoftë për rizgjedhjen e Osmanit apo edhe për zgjedhjen e një presidenti të ri.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e deklaroi hapur mundësinë për mbështetjen e një kandidature tjetër për president, pavarësisht se Vjosa Osmani e synon mandatin e dytë.

Ai udhëheq partinë që ka siguruar 57 ulëse në Kuvendin që ka 120 anëtarë dhe tha se tema e presidentit do të tregojë nëse ka atmosferë për një raport të ri qeveri-opozitë.

“Për formimin e qeverisë nuk do të kemi asnjë problem, por për dy të tretat e votave kur nevojiten në Kuvend, prej marrëveshjeve ndërkombëtare e deri te rizgjedhja e presidentes apo zgjedhja e presidentit, ne kemi nevojë për bashkëpunim me opozitën. Por, nga ana jonë gatishmëria dhe interesimi ekziston. Në muajin shkurt do ta shohim se a ka gatishmëri e interesim edhe nga opozita”, tha Kurtin të premten.

Rinumërimi i tërësishëm i votave ka shtyrë procesin e certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të parakohshme, pas të cilit proces nis rrjedhja e afateve për konstituimin e institucioneve të reja.

Kurti nuk e ka përjashtuar më parë mundësinë edhe të zgjedhjeve të tjera, në rast se nuk ka marrëveshje me opozitën për presidentin.

Ai tha se komunikon me Osmanin dhe se para se zgjedhja e presidentit të vijë në rend dite, ka edhe çështje të tjera që kërkojnë mbështetjen e opozitës.

Takimit me presidenten, padyshim që ne jemi në komunikim, edhe jemi takuar, por ta keni parasysh që ai do të jetë hapi i katërt. Ne pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve dhe trajtimit të gjitha ankesave të mundshme, kemi nevojë për tre hapa paraprak. I pari është konstituimi i Kuvendit, i cili nënkupton zgjedhjen e kryetares apo kryetarit dhe të pesë nënkryetarëve. Pastaj është formimi i qeverisë dhe na duhet që menjëherë të fillojmë me vendimet për marrëveshjet ndërkombëtare”, tha ai.

E, Kurti ka dhënë sinjale se nuk e ka pasur mbështetjen e tij një veprim në marrëdhëniet ndërkombëtare që e ka ndërmarrë presidentja Osmani javën e shkuar. Ajo firmosi Kartën e Bordit për Paqe të iniciuar nga presidenti amerikan, Donald Trump, por ndonëse ky zhvillim u përshëndet nga opozita, ka munguar reagimi nga kryeministri në detyrë.

Shumica e përfaqësuesve të shteteve anëtare të BE-së druajnë se Bordi për Paqe nuk është nismë që synon të merret vetëm me Gazën, por ka qëllim relativizimin e rolit të OKB-së.

E, të premten Kurti tha se i mbështet nismat për paqe.

“Kudo që ka nevojë për paqe në botë, ne dëshirojmë që të kontribuojmë, sepse kemi qenë përfitues të paqes në vendin tonë nëpërmjet forcave ndërkombëtare, andaj tash duam që të marrim pjesë me forcat tona dhe kapacitetet tona edhe në paraqet në vende të ndryshme të botës”, tha Kurti.

Kurti i bëri komentet, pasi vizitoi Odën e Mjekëve. Aty tha se Qeveria ende nuk e ka arsyetimin e plotë të aktgjykimit të Kushtetueses me të cilin rrëzon zgjedhjen nënkryetar Kuvendi të Nenad Rashiqit dhe shprehu pritjen që vendimi i ri të mos bjerë ndesh me aktgjykimet e vitit 2025.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 496)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 898)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (29)
  • Showbiz (140)
  • Shpallje (1)
  • Sport (287)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com