DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Memli Krasniqi merr pjesë në Mëngjesin Kombëtar të Lutjeve në SHBA, në praninë e Trumpit

5 Shkurt 2026
A A
Memli Krasniqi merr pjesë në Mëngjesin Kombëtar të Lutjeve në SHBA, në praninë e Trumpit
Share on FacebookShare on Twitter
Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka marrë pjesë sot në Mëngjesin Kombëtar të Lutjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një ngjarje tradicionale që mbledh liderë politikë, fetarë dhe institucionalë nga mbarë bota. Në një postim publik, Krasniqi ka bërë të ditur se aktiviteti është mbajtur në praninë e Presidentit amerikan, Donald J. Trump, duke e cilësuar atë si një moment reflektimi për përgjegjësitë e lidershipit, vlerat demokratike dhe të ardhmen e përbashkët, në një kohë sfidash globale. Ai ka theksuar se aleanca me Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbetet interes jetik i Republikës së Kosovës, duke nënvizuar se rruga përpara duhet të ndërtohet mbi miqësi të forta, partneritete strategjike dhe një qasje të përgjegjshme shtetërore, në shërbim të paqes, stabilitetit dhe zhvillimit demokratik. Postimi i plotë: Sot, në Mëngjesin Kombëtar të Lutjeve në SHBA, në praninë e Presidentit Donald J. Trump, me pjesëmarrës të shumtë nga mbarë bota – një moment reflektimi për përgjegjësitë e lidershipit, vlerat demokratike dhe të ardhmen e përbashkët në kohën e sfidave globale. Aleanca me SHBA-në mbetet interes jetik i Republikës së Kosovës. Rruga jonë përpara ndërtohet mbi miqësi të forta, partneritete strategjike dhe një qasje të përgjegjshme shtetërore, në shërbim të paqes, stabilitetit dhe zhvillimit demokratik.  
DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 493)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 776)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (29)
  • Showbiz (140)
  • Shpallje (1)
  • Sport (268)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com