DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Hoxhaj në Uashington: Ballkani është në dilemë sigurie, Kosova në NATO është zgjidhja

6 Shkurt 2026
A A
Hoxhaj në Uashington: Ballkani është në dilemë sigurie, Kosova në NATO është zgjidhja
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Kongresi Amerikan, ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka dërguar një mesazhsipas të cilit “koha për anëtarësimin e Kosovës në NATO është tani.”

Duke rikujtuar rolin vendimtar të Presidentit Donald Trump në forcimin e sigurisë euroatlantike përmes mbështetjes së anëtarësimit të Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut në NATO, Hoxhaj theksoi se viti 2026 duhet të jetë momenti kur Kosova merr hapin vendimtar, nënshkrimin e Planit të Veprimit për Anëtarësim (MAP).

“Presidenti Trump, gjatë mandatit të tij të parë, e ndryshoi hartën e sigurisë së rajonit duke mbështetur anëtarësimin e Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut në NATO. Dhe unë besoj se në vitin 2026 është koha që të mbështetet Kosova për t’u anëtarësuar në NATO. Por, për ta arritur këtë, hapi i parë është nënshkrimi i Planit të Veprimit për Anëtarësim (MAP). Prandaj, po kërkoj mbështetjen tuaj për ta bërë këtë hap të parë.”, ka thënë ai.

Hoxhaj paralajmëroi se Ballkani Perëndimor nuk është më një çështje e pazgjidhur politike, por një dilemë serioze e sigurisë, ku paqartësia është sistematike.

“Ballkani Perëndimor nuk është më një çështje e pazgjidhur e Amerikës dhe Evropës. Sot, Ballkani Perëndimor është një dilemë e pazgjidhur e sigurisë. Dhe aty nuk përballemi me ndonjë paqëndrueshmëri margjinale, por me një paqartësi sistematike.”, ka thënë Hoxhaj.

“Nëse Rusia po sfidon kufijtë në Evropën Lindore, dhe Serbia po sfidon kufijtë në Ballkanin Perëndimor, nuk mendoj se mund të shohim parashikueshmëri dhe stabilitet në të ardhmen. Prandaj, sipas mendimit tim, anëtarësimi i Kosovës në NATO do të thotë parashikueshmëri, do të thotë stabilitet, do të thotë siguri, dhe sipas meje, koha është tani.”, theksoi ai.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 492)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 770)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (29)
  • Showbiz (140)
  • Shpallje (1)
  • Sport (268)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com