DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Gazetari i Deutsche Welle: PDK-ja e ka pasur tubimin më të madh në diasporë, mbështetja për VV-në ka rënë

9 Janar 2025
A A
Gazetari i Deutsche Welle: PDK-ja e ka pasur tubimin më të madh në diasporë, mbështetja për VV-në ka rënë
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetari i Deutsche Welle (DW), Bahri Cani, ka analizuar zhvillimet në diasporën kosovare gjatë kësaj periudhe zgjedhore – ku ka filluar periudha e votimit përmes postës .

Cani ka theksuar se Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka organizuar tubimin më të madh në diasporë.

“Mirëpo për mendimin tim tubimin më të organizuar deri tani e ka pasur në Shtutgart një parti që nuk është Lëvizja Vetëvendosje… Partia Demokratike e Kosovës e ka pas takimin më të madh që e ka organizuar në Shtutgart”, ka thënë Cani.

Ai shpjegoi se rënia e mbështetjes për Vetëvendosjen lidhet me faktin se partitë e tjera politike e kanë marrë më seriozisht diasporën, duke kuptuar rëndësinë e saj në proceset zgjedhore.

“Unë kam qenë edhe në Koln, kam qenë në tubimet që janë mbajtur të Lëvizjes Vetëvendosje, janë tubime jashtëzakonisht interesante, janë tubime më plot emision mirëpo nuk më ajo mbështetja që ka qenë para 4 vjetësh vetëm e koncentruar të një parti. Pse ka ndodhur kjo? Ne mund ta shpjegojmë pak, sepse para 4 vjetësh partitë e tjera e kane lërë pas dore mërgatën. Unë e kamë shtuar si gazetar këtë pyetjet tek partitë politike, dhe ato akne menduar se mërgata e ka kryer punën dhe shërbimin  vet në kohën e viteve e viteve të ’90-ta deri në shpalljen e pavarësisë dhe duhet të lëmë të qet. Por si duket disa parti politike e kanë kuptuar para partive të tjera se sa i vërtetë është korpusi i njerëzve këtu, që të votohet prej këtu”, ka shtuar Cani.

Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se periudha e votimit përmes postës për qytetarët jashtë Kosovës ka filluar më 9 janar dhe do të zgjasë deri më 8 shkurt 2025.

Nga gjithsej 104,924 votues të regjistruar jashtë vendit, 84,525 do të dërgojnë votat e tyre përmes postës. Për ata që janë regjistruar për të votuar në ambasadat dhe konsullatat e Kosovës, votimi do të zhvillohet më 8 shkurt 2025.

KATEGORITË

  • Botë (1 077)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (9 167)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (54)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com