Policia e Kosovës ka ndaluar një veturë me targa të huaja në pikën kufitare të Merdarës. Brenda saj u gjetën rreth 7 kg marihuanë, me vlerë rreth 35,000 euro.
I dyshuari, një mashkull kosovar, u arrestua menjëherë. Pas kontrollit të shtëpisë së tij në Prizren, policia sekuestruar marihuanë shtesë, katër makina, një telefon, peshore dhe aparate për vakum.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari mbetet në ndalim për 48 orë.
Hetimet për rastin vazhdojnë.
