DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

ASHAK: Lufta e UÇK-së nuk mund të stigmatizohet nga procese që mund të kenë motive politike

10 Shkurt 2026
A A
Pas tri javësh, rinisin seancat gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Share on FacebookShare on Twitter

Kryesia e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK) ka shprehur shqetësimin lidhur me propozimin e Zyrës së Prokurorit Special për dënimin me 180 vjet burgim të katër figurave udhëheqëse të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi, ish-president i Kosovës; Kadri Veseli, ish-kryetar i Kuvendit; Jakup Krasniqi, ish-kryetar i Kuvendit; dhe Rexhep Selimi, ish-deputet i Kuvendit.

Në një reagim të martën, kryesia e ASHAK-ut thekson se procesi gjyqësor duhet të zhvillohet në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare të drejtësisë dhe me respektimin e të drejtave të njeriut, ashtu siç garantohen nga Kushtetuta e Kosovës dhe Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Sipas ASHAK-ut, çdo shmangie nga këto parime përbën ndikim politik dhe dëmton legjitimitetin dhe paanshmërinë e procesit gjyqësor.

Akademia vë në pah rëndësinë historike dhe morale të luftës çlirimtare të UÇK-së, duke theksuar se ajo u zhvillua për mbrojtjen e popullatës civile dhe çlirimin e Kosovës. Kontributi i udhëheqësve të UÇK-së në këtë proces historik konsiderohet vendimtar dhe, sipas ASHAK-ut, nuk mund të relativizohet apo të stigmatizohet në kuadër të një procesi që mund të ketë motive politike.

Po ashtu, kryesia e ASHAK-ut kundërshton fuqishëm çdo përpjekje për relativizimin e gjenocidit serb ndaj popullatës civile në Kosovë. Ajo thekson se lufta e UÇK-së dhe sakrificat e shqiptarëve për lirinë e Kosovës janë pjesë e historisë së dokumentuar dhe nuk mund të mohohen apo të keqinterpretohen për çfarëdo qëllimi.

Në këtë kontekst, ASHAK-u propozon që institucionet e Kosovës të ndërtojnë mekanizma të pavarur për monitorimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut nga Gjykata Speciale, me qëllim të sigurimit të transparencës, llogaridhënies dhe respektimit të standardeve ndërkombëtare të drejtësisë.

Sipas Akademisë, kjo qasje është jetike për funksionimin e institucioneve demokratike të Kosovës, ruajtjen e kujtesës historike dhe forcimin e sundimit të ligjit. ASHAK-u shprehet i gatshëm të ofrojë ekspertizën shkencore për ndërtimin e mekanizmave monitorues dhe analizave profesionale, me synimin që çdo proces gjyqësor të zhvillohet me drejtësi, paanshmëri dhe respekt për vlerat historike dhe qytetare të vendit.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 492)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 690)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (28)
  • Showbiz (140)
  • Shpallje (1)
  • Sport (262)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com