DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Bekim Jashari: UÇK-ja është vetë populli, ajo që bëri krime makabre është Serbia

10 Shkurt 2026
A A
Bekim Jashari i reagon OVL-UÇK-së: Kemi mijëra arsye për të festuar lirinë, bojkoti s’ndryshon rrjedhën e historisë
Share on FacebookShare on Twitter

Bekim Jashari ka reaguar pas propozimit të Prokurorisë në Hagë që të dënohen me nga 45 vjet burg secili nga katër ish-krerët e UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

Ai ka thënë se këto pretendime, të cilat i ka cilësuar si të rrezikshme, po i ndjek me shqetësim të madh. Jashari ka theksuar se faktet dhe argumentet janë në anën e Kosovës, dhe këtë, sipas tij, e dëshmoi mbështetja ndërkombëtare që ish-krerët e UÇK-së patën gjatë proceseve në Hagë.

Duke vijuar, Bekim Jashari, i cili vjen nga familja Jashari, ka theksuar se në Kosovë krime ka bërë vetëm Serbia, madje duke i cilësuar ato si makabre.

“Në Kosovë kishte vetëm një palë që kishte bërë krime, madje makabre, ajo është Serbia, kriminelët e së cilës shëtisin të lirë, ani pse kanë vrarë më shumë se 10.000 shqiptarë, mbi 100 masakra janë kryer ndaj civilëve, përfshirë fëmijë dhe pleq, rreth 1 milion njerëz janë dëbuar me dhunë nga shtëpitë e tyre, mbi 20.000 gra e vajza kanë përjetuar dhunë seksuale, vetëm pse ishin shqiptarë dhe vetëm pse nuk duronin më të jetonin në robëri. Drejtësia ndërkombëtare nuk duhet të lejojë që viktima të barazohet me agresorin. Andaj kjo gjykatë nuk mund të dënojë askënd në emër të këtij populli, sepse ky popull e krijoi UÇK-në, UÇK-ja është vetë populli”, ka shkruar Jashari në reagimin e tij në Facebook.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 492)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 690)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (28)
  • Showbiz (140)
  • Shpallje (1)
  • Sport (262)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com