DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Murselin e kap nervoza kur pyetet për borxhin ndaj Pacollit: A jam i akuzuar për krime ekonomike, apo …

11 Shkurt 2026
A A
Naim Murseli s’e thotë asnjë fjalë për pamjet që u shfaqën për vrasjen e Liridona Ademajt
Share on FacebookShare on Twitter

Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca për vrasjen e Lirdona Ademaj.

Prokurorja e rastit, Javorka Perlinçeviq, ka pyetur të akuzuarin për këtë vrasje, Naim Murseli për kushtet financiare.

Murseli është përgjigjur rreth një huazimi në vlerë 100 mijë euro, nga Behgjet Pacolli.

Murseli, në vazhdimësi ka refuzuar t’iu përgjigjet pyetjeve të prokurores, duke mos dashur të japë detaje shtesë.

“A jam i akuzuar këtu për krime ekonomike apo çfarë”, ka pyetur ai i tensionuar prokuroren Perlinçeviq.

Murseli, tutje ka mohuar dëshmitë e prokurores se ai ishte i zhytyr në borxhe.

Sipas kontratës, Murseli i obligohej Pacollit, për të cilin kishte punuar për një periudhë të gjatë, një shumë prej 100 mijë euro.

Në deklarimet e tij para trupit gjykues, Murseli ka pohuar se këtë borxh e ka kthyer, por jo përmes një pagese të drejtpërdrejtë monetare.

I akuzuari për krimin makabër të nëntorit 2023, kishte punuar për një periudhë të gjatë për Behgjet Pacollin.

Ai kishte shërbyer si këshilltar i Pacollit dhe ishte konsideruar si një nga njerëzit më të afërt të ish-zëvendëskryeministrit të Kosovës.

Seanca për vrasjen makabre të Liridona Ademaj, do të vazhdojë në orën 13:30.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 492)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 690)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (28)
  • Showbiz (140)
  • Shpallje (1)
  • Sport (262)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com